LAJMI I FUNDIT:

Messi me arritje të madhe në 12 sezone radhazi në La Liga

Messi me arritje të madhe në 12 sezone radhazi në La Liga

Lionel Messi po vazhdon me formë të lartë edhe në këtë edicion të La Liga-s. Ylli argjentinas shënoi një dhe asistoi në dy gola të tjerë në fitoren 4-0 ndaj Mallorcas.

32-vjeçari ishte tejet i motivuar në ndeshjen që u zhvillua mbrëmë, e që ishte e para pas rikthimit të futbollit që ishte ndërprerë shkaku i coronavirusit në mesin e muajit mars.


Me golin e shënuar ndaj rivalit nga liga spanjolle, gjashtë herë fituesi i Topit të Artë ka bërë një tjetër arritje të madhe.

Tifozi që hyri në fushë detyrohet nga policia spanjolle që ta fshijë ‘selfien’ e bërë me Messin
Lexo po ashtu Tifozi që hyri në fushë detyrohet nga policia spanjolle që ta fshijë ‘selfien’ e bërë me Messin

Për sezonin e 12-të me radhë, Messi ka arritur të realizojë mbi 20 gola, gjersa mbrëmë ishte i 20-ti për të në këtë edicion.

Që nga edicioni 2008/09, anëtari i katalunasve e ka bërë një gjë të tillë, ndërsa në sezonin 2011/12 e kishte mbyllur me 50 gola.

Messi nuk është lider vetëm me gola, ai është duke prirë edhe me asistime, duke bërë 14 sosh. Ai ka shënuar po ashtu dy herë në Ligën e Kampionëve, dy herë në Kupën e Mbretit dhe një në Kupën e Spanjës. /Telegrafi/

Foto: Barcelona.com

Në trend Sport

Më shumë
Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Liga e Kampionëve
Barcelona identifikon sulmuesin anësor si objektiv kryesor të verës

Barcelona identifikon sulmuesin anësor si objektiv kryesor të verës

La Liga
Barcelona dhe Bayern Munich po konsiderojnë shkëmbimin e çmendur, marrëveshja do t'i bënte të dy klubet jashtëzakonisht të lumtur

Barcelona dhe Bayern Munich po konsiderojnë shkëmbimin e çmendur, marrëveshja do t'i bënte të dy klubet jashtëzakonisht të lumtur

Ndërkombëtare
Kaos në Francë: Tifozët dhe lojtarët e klubit hodhën fishekzjarrë kundër njëri-tjetrit, për shkak të kësaj ata do të bien nga liga

Kaos në Francë: Tifozët dhe lojtarët e klubit hodhën fishekzjarrë kundër njëri-tjetrit, për shkak të kësaj ata do të bien nga liga

Ligat tjera
Thiago Silva arrin marrëveshje me klubin e ri

Thiago Silva arrin marrëveshje me klubin e ri

Ndërkombëtare
Ancelotti zbulon se çfarë e dallon këtë skuadër të Real Madridit nga çdo ekip që ai ka drejtuar ndonjëherë

Ancelotti zbulon se çfarë e dallon këtë skuadër të Real Madridit nga çdo ekip që ai ka drejtuar ndonjëherë

La Liga
Kalo në kategori