LAJMI I FUNDIT:

Zemaj: Do të shpërndajmë manualin për mbrojtjen nga COVID-19

Zemaj: Do të shpërndajmë manualin për mbrojtjen nga COVID-19

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka bërë të ditur se do të fillojnë të shpërndajnë manualin për mbrojtjen nga përhapja e coronavirusit.

Kështu njoftoi ai përmes një postimi në Facebook, ku shtoi se në këtë manual do të mund të gjinden edhe udhëzimet e përkohshme për aplikimin e masave për parandalimin dhe luftimin e COVID-19, në institucionet publike gjithashtu edhe në ato private

“Sot, ne gjithë̈ së bashku duhet të kemi më shumë kujdes sepse duke u kujdesur për vete, ne kujdesemi për njëri-tjetrin. Në vizitën e bërë̈ në Qendrën Infektive bashkë me Prof. Naser Ramadanin, ku stafi drejtues i Qendrës Infektive na njoftoj nga afër me gjendjen e pacienteve e cila nuk është̈ stabile. Për stafin mjekësor bashke ndjejmë̈ lodhjen e tyre si dhe i inkurajojmë̈ që punën profesionale ta vazhdojnë̈ deri në fundin e pandemisë̈.Në ditët në vijim do të shpërndajmë̈ manualin për mbrojtjen nga përhapja e virusit COVID-19, ku do t`i gjeni edhe udhëzimet e përkohshme për aplikimin e masave për parandalimin dhe luftimin e COVID-19, në institucionet publike gjithashtu edhe në ato private”, shkruan Zemaj.


Ai tha e përmes këtij manuali do të kenë të gjithë të qartë gjithçka sa i përket rregullave për parandalimin e COVID-19.

“Shpresojmë̈ që me këtë̈ manual qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe institucionet publike dhe atyre private, ja bënë̈ të qartë, rregullat e përgjithshme dhe ua sqaron të gjitha rregullat në lidhje me lirinë̈ e lëvizjes dhe respektimit të tyre me qëllim të parandalimit dhe përhapjes së pandemisë̈ COVID-19. Ju bëjmë̈ lutje të gjithë̈ qytetarëve që ti shmangen kontakteve me njëri-tjetrin, ta ruajnë̈ distancën dhe të mirëmbahet higjiena personale. Bashkë do ja dalim”, shkruan Zemaj. /Telegrafi/