Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka zbuluar detaje në lidhje me vazhdimin e mundshëm të dialogut midis Kosovës dhe Serbisë. Ai tha se po iu bëhet presion nga të gjithë për të arritur një zgjidhje, por, sipas tij, të gjithë janë për Kosovën e pavarur, prandaj ai më 23 qershor do të shkojë në Moskë, kurse tri ditë më vonë në Uashington.
Presidenti serb duke folur për rifillimin e dialogut, në televizionin serb ‘TV Prva’ ka thënë se “para nesh është një platformë e re negociuese që nënkupton shfuqizimin e Rezolutës 1244.
“Nuk do të ndryshojnë qëndrimin e tyre as Gjermania as Britania e Madhe [lidhur me statusin e Kosovës]. Pres ardhjen e Miroslav Lajçakut [në Serbi] menjëherë pas zgjedhjeve, ndoshta më 22 qershor. Më 23 qershor do të shkoj në Moskë, më 25 ose 26 qershor do të shkoj në Uashington. Të gjithë po na bëjnë presion. Nuk e di pse është e rëndësishme nëse do të na ulë në tryezë Lajçak, ose Grenell, kjo nuk do të ndryshojë asgjë. Propozimi i tyre do të jetë Kosova e pavarur. Dhe Evropa dhe Amerika do të na kërkojnë ta pranojmë këtë në një mënyrë ose një tjetër. Bisedimet kryesore do të zhvillohen nën përkujdesjen e Bashkimit Evropian, sepse ne jemi në rrugën evropiane”, tha Vuçiq, përcjell Telegrafi.
Vuçiq ka folur për atë që përmban platforma të cilën Serbia do ta prezantojë dhe çfarë do të thotë.
“Ne sigurisht do ta pranojmë palën evropiane, sepse jemi në rrugën evropiane, por nuk mund t’i themi “jo” Grenellit. Kjo nuk do të na ndihmojë fare. Për ne është e rëndësishme harmonia jonë, uniteti ynë dhe është e rëndësishme që njerëzit të shkojnë në votime. Të treguar se kemi forcë të mjaftueshme për të thënë “jo” ose për të pranuar një kompromis. Ne nuk mund ta zgjidhim lehtë këtë, kjo është arsyeja pse unë thashë që Serbia nuk do të shkojë me flamur të bardhë”, tha Vuçiq.
Më tej ai duke folur për platformën e tij, tha se “…ata [BE dhe SHBA] duan që Serbia të mos marrë asgjë. Ne duhet të negociojmë, madje duhet të negociojmë edhe për asgjë… Kosova është një shtet i pavarur, ajo qëndron në platformën e Evropës dhe Amerikës, kurse në vendin tonë Kosova është pjesë e Serbisë”, ka thënë Vuçiq. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNdryshim moti në fundjavë, nga e diela rënie e temperaturave
Sveçla pas aksionit në Pejë ku u sekuestruan mbi një ton drogë: Prapa grilave është vendi i kriminelëve
Kurti në takim me kryeministrin e Kroacisë: Serbia mbetet faktor destabilizues e kërcënues i rajonit
Imami Maliqi njofton se do të rifillojë mësimin nxënësja nga Peja që u largua për shkak të mbulesës
Lajçak deklarohet pas takimit me Kurtin në New York
Kështu do të llogariten çmimet e reja të sigurimit të detyrueshëm të automjeteve në Shqipëri
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Ndërhyrja e Zelenskyt kur Trump thotë se ka marrëdhënie të forta edhe me Putinin – pastaj reagimi i ish-presidentit amerikan
Sveçla pas aksionit në Pejë ku u sekuestruan mbi një ton drogë: Prapa grilave është vendi i kriminelëve
Delegacioni turk dhe delegacione të tjera u larguan nga salla gjatë fjalimit të Netanyahu në OKB
Kjo verë ishte më e ngrohta e regjistruar në Evropë - por jo për të gjithë
Turki Alalshikh ka gjetur kundërshtarin e radhës për Daniel Dubois
Zelensky ua paraqet politikanëve amerikanë 'planin e fitores' – tregon se për çfarë bëhet fjalë