LAJMI I FUNDIT:

Konjufca: Familjaret e Thaçit kontrollojnë sigurimet, biznesin e ndërtimeve dhe gurthyesit në Kosovë

Konjufca: Familjaret e Thaçit kontrollojnë sigurimet, biznesin e ndërtimeve dhe gurthyesit në Kosovë

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca thotë se duke ua përmendur “Syrin e Popullit”, Thaçi tenton revansh ndaj tyre.

Konjufca në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se Thaçi me deklaratat e tij se ai dhe Albini lidhen me organizatën “Syri i Popullit” ka për qëllim eliminimin e tyre politikë.

“Thaçi është futur në fazën kur dëshiron eliminimin tonë politikë. Ai nuk ka asnjë fakt apo evidencë, po shpalos vetëm mendjen e tij kriminale”, tha ai, përcjell Telegrafi.


Sipas Konjufcës Thaçit i ka mbetur të gjejë vetëm një prokurorë për të bërë eliminimin e tyre politikë.

Nënkryetari i Vetëvendosjes thotë se familjarët e Thaçit në Kosovë kontrollojnë politikën e sigurimeve të automjeteve, biznesin e ndërtimeve dhe gurthyesve.

Konjufca: Mustafa përsëri do t’ia bëjë votat Thaçit për president
Lexo po ashtu Konjufca: Mustafa përsëri do t’ia bëjë votat Thaçit për president

“Me analizua politikën kriminale të siguracioneve të veturave. Kjo e para. E dyta. Dimensionin e ndërtimeve dhe e treta e gurthyesve. Në këto tri dimensione në Kosovë është bërë kriminalitet i madh. Këto tri dimensione i kontrollon Thaçi në Kosovë prej të cilave janë keqpërdorur qindra miliona. Ai na ka problem mua dhe Albinin pse ne ia kemi thënë këto gjëra”, deklaroi Konjufca./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Lajme
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

Lajme
Amerikanët i kërkojnë Shqipërisë kolumbianin e kokainës

Amerikanët i kërkojnë Shqipërisë kolumbianin e kokainës

Lajme
Dy fshatra shqiptare të veriut qe tri ditë pa rrymë, shkak borxhi

Dy fshatra shqiptare të veriut qe tri ditë pa rrymë, shkak borxhi

Lajme
Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale

Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale

Kronika e Zezë
Lutfiu ftohet nga Prokuroria në Serbi për protestën e gushtit në Bujanoc

Lutfiu ftohet nga Prokuroria në Serbi për protestën e gushtit në Bujanoc

Lugina
Kalo në kategori