Lëvizja Vetëvendosje sot ka dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për siç thonë anti-kushtetutshmërinë e pjesëmarrjes dhe të votimit të deputetit Etem Arifit për Qeverinë Hoti.
Lidhur me këtë ka folur njohësi i Kushtetutës, Riza Smaka.
Ai për Telegrafin ka thënë se nëse GJK vendos në favor të Lëvizjes Vetëvendosje, atëherë do të dilte se nuk ka pasur vota të mjaftueshme për zgjedhjen e Qeverisë Hoti.
Smaka ka theksuar se tashmë gjithçka varet nga vendimi i Kushtetueses, dhe se vendimi i marrë në seancën e 3 qershorit, për zgjedhjen e Qeverisë mund të shpallet juridikisht i pavlerë, nëse deputeti Arifi nuk ka mandat.
“Varet krejtësisht nga vendimi që do ta miratojë Gjykata Kushtetuese. Ndryshe, deputeti kur dënohet mbi një vit, ai e humb cilësinë e deputetit. Unë nuk e kam të saktë këtë fakt për shkak se nuk e kam dosjen e tij por në bazë të shenjave, nëse ka qenë i dënuar mbi një vit, ai person nuk ka mundur të votojë, sepse nuk e ka pasur cilësinë e as mandatin e deputetit, prandaj vota e tij do të ishte nule. Nëse do të ishte nule, do të dilte se nuk ka pasur vota të mjaftueshme për formimin e Qeverisë dhe kjo do ta implikonte këtë konsekuencën tjetër, që do të trajtohej vendimi nul, juridikisht i pavlerë”, tha Smaka për Telegrafin.
Smaka tha se procedura është shumë e rëndësishme, sepse shkeljet e procedurës shkaktojnë shkelje juridike, ndërsa shtoi se në përgjithësi në Kosovë mungon kultura e disiplina juridike.
“Synimi është që të punohet sipas rregullores së punës së Kuvendit dhe nëse do të punohej dhe veprohej sipas saj nuk do të bëheshin shkelje në procedurë, sepse shkeljet e procedurës shkaktojnë shkeljet juridike materiale, ato quhen shkelje juridike formale të procedurës. E procedura është shumë e rëndësishme, prandaj shpesh autoritetet tona i neglizhojnë këto gjëra. Ndër të tjera është shkelje edhe kur Presidenti dhe ish-kryeministri i shkojnë një deputeti pas mesnate dhe i thonë sesi të votoj, që është në kundërshtim me Nenin 70 të Kushtetutës, neve në përgjithësi na mungon edhe kultura edhe disiplina juridike. Kjo është çështje serioze dhe pushteti është institucion serioz e jo organizatë jashtë qeveritare”, tha Smaka.
Kuvendi i Kosovës më datë 3 qershor, me 61 vota pro, 24 kundër dhe 1 abstenim votoi për Qeverinë Hoti. Të pranishëm në Kuvend ishin 86 deputetë, përfshirë këtu edhe deputetin e Etem Arifi.
Gjykata Themelore në Prishtinë, për herën e dytë me radhë, ka marr vendim që t’i shtyhet shkuarja në vuajtje të dënimit, Etem Arifit. Ky i fundit, siç është raportuar është i dënuar me 1 vit e 3 muaj burg për mashtrim me subvencione.
Arifi, i cili vazhdon të figurojë si deputet i Kuvendit të Kosovës, përkundër se ligjërisht këtë mandat tashmë e ka humbur, do të vazhdojë të jetë i lirë të paktën deri më 29 qershor 2020. Arifi ishte në mesin e deputetëve të Kuvendit të Kosovës, i cili votoi pro formimit të Qeverisë Hoti.
Ai po ashtu kishte qenë i pranishëm në seancën e Kuvendit të Kosovës, të mbajtur më 25 mars 2020, ku edhe kishte votuar për rrëzimin e Qeverisë së udhëhequr nga Albin Kurti.
Një gjë të tillë, Arifi e kishte bërë edhe pse sipas Kushtetutës së Kosovës dhe Ligjit për të Drejtat dhe Përgjegjësitë e Deputetit, ai veçse e ka humbur statusin e deputetit të Kosovës.
Kjo pasi që, dënimin me një vit e tre muaj burgim efektiv që i ishte shqiptuar nga Gjykata e Apelit për veprën penale të mashtrimit me subvencione, ia kishte lënë në fuqi edhe Gjykata Supreme. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
Mbahet seanca gjyqësore për rastin "Kobra", ai thotë se nuk ndihet fajtor
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Arrestohen 18 persona në Prizren për bixhoz të paligjshëm dhe armëmbajtje pa leje
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje