LAJMI I FUNDIT:

Real Madridi nuk mendon t’i luajë ndeshjet si vendas në “Wanda Metropolitano”

Real Madridi nuk mendon t’i luajë ndeshjet si vendas në “Wanda Metropolitano”
Pamje nga ndeshja Atletico Madrid - Real Madrid (Foto: Angel Martinez/Getty Images)

Drejtuesit e Real Madridit i janë mirënjohës për ofertën presidentit të Atletico Madridit, Enrique Cerezo, por ata nuk po e mendojnë mundësinë që ndeshjet t’i zhvillojnë në “Wanda Metropolano”.

Los Blancos kanë vendosur që gjashtë ndeshjet e tyre të kampionatit që i luajnë në shtëpi, t’i zhvillojnë në stadiumin “Alfredo Di Stefano”, i cili ndodhet në kompleksin e tyre stërvitor Valdebebas.


Asgjë nuk ka ndryshuar në planin që është vendos në maj, kështu që këtë të diel Real Madridi do të luajë ndaj Eibar në “Alfredo Di Stefano”.

Real Madrid në Wanda Metropolitano (Foto: Denis Doyle/Getty Images)

Ditët e fundit është folur që tifozët të lejohen që të kthehen në stadiume, megjithëse me një kapacitet të zvogëluar, kjo nuk ka ndikuar në vendimin e Los Merengues.

Tashëm janë bërë ndryshimet në stadiumin Alfredo Di Stefano, në mënyrë që të konsiderohet stadium që i plotëson kushtet, me VAR, që është një kërkesë për ndeshjet e La Liga.

Fansat e Atletico Madridit në Wanda Metropolitano (Foto: Angel Martinez/Getty Images)

Marrëdhëniet midis drejtorëve të Real Madridit dhe Atleticos janë të përzemërta dhe,  por askush nuk për mundësinë që ndeshjet të zhvillohen në “Wanda Metropolitano”. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Liga e Evropës

"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe

Liga e Evropës
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori