LAJMI I FUNDIT:

Indeksi Global i Paqes: Rusia në mesin e shteteve më së paku paqësore në botë

Indeksi Global i Paqes: Rusia në mesin e shteteve më së paku paqësore në botë

Instituti Ekonomik i Paqes, ka publikuar botimin e 14-të të Indeksit Global të Paqes, ku në vlerësim kanë marr pjesë 163 shtete.

Në mesin e shteteve të renditura më së keqi gjendet Rusia, e cila është renditur në vendin e 154-të, pak a shumë në nivel të njëjtë me Libinë, Jemenin, Irakun, Sirinë dhe Afganistani, shtetet të cilat kanë konflikte të brendshme ushtarake.

Gjatë përpilimit të raportit janë marrë parasysh këto kritere: krimi, shkeljet e te drejtave te njeriut, terrorizmi, terrori politik, intensiteti i konflikteve të brendshme dhe me fqinjët, armët bërthamore, etj.


Në këtë vlerësim kaq të ulët të Rusisë ka ndikuar ndikimi aktiv i Rusisë në konfliktin ukrainas, paqëndrueshmëria politike në Rusi, tendenca e Putin për të ndryshuar kushtetutën dhe situata e pa qëndrueshme ekonomike.

Rezultatet e Indeksit Global i Paqes

Edhe pse Kosova është demokraci e re dhe në rrugën e saj të shtet ndërtimit është duke u përballur me shumë vështirësi, ku për një pjesë të vështirësive shkaktare është edhe vet Rusia, ajo në Indeksin Global të Paqes është renditur e 85-ta, pra shumë më mirë se Rusia.

Instituti i Ekonomisë dhe Paqes, është institut hulumtues me seli në Sidnej të Australisë.

IEP së fundmi nga “Global Go To Think Tank Index” është renditur në mesin e 15 “Think Tank” me më ndikim në botë. /Telegrafi/