LAJMI I FUNDIT:

Lorik Cana mund të emërohet drejtor sportiv te klubi zviceran Lausanne-Sport, aty ku i mori hapat e parë në futboll

Lorik Cana mund të emërohet drejtor sportiv te klubi zviceran Lausanne-Sport, aty ku i mori hapat e parë në futboll
Lorik Cana (Foto: Handout/UEFA via Getty Images)

Sipas mediumit zviceran “Le Matin”, ish-kapiteni legjendar i Shqipërisë mund të emërohet drejtor sportiv i klubit të Lausanne-Sport.

Klubi që ka për pronar miliarderin Jim Ratcliffe dhe kompaninë Ineos, pritet të bëjë ndryshime për ta kthyer klubin në majat e futbollit zviceran, pasi me gjasa nga sezon i i ardhshëm do të jetë pjesë e elitës.


Ineos që ka aksione dhe te klubi francez OGC Nice, pritet që ta ftojë Lorik Canën që ta marr rolin e drejtorit sportiv.

Lorik Cana (Foto: David Rogers/Getty Images)

Cana është njohje e vjetër Julien Fournier, pasi në vitet 2000, së bashku me futbollistin shqiptar ishin te Olympique Marseille.

Lorik Cana, ish-kapiteni i Kombëtares Shqiptare, e njeh mirë klubin e Lausanne-Sport, pasi aty i ka marr hapat e parë të futbollit,  ku ka stërvitur midis moshave 12 dhe 17 vjeç, përpara se të kalonte te Paris St-Germain.

Cana kishte mbërritur në Zvicër pak pa mbushur dhjetë vjet, duke ikur nga lufta e Kosovës.

Lorik Cana te SS Lazio (Foto: Valerio Pennicino/Getty Images)

Përveç OM dhe PSG, ai ka luajtur edhe për klube të njohura si Sunderland, Galatasaray, Lazio dhe Nantes.

Ai ka 94 paraqitje me Shqipërinë (rekord), ndërsa luajti edhe në Euro 2016 si kapiten.  /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Mbappe ia ka sugjeruar Real Madridit zëvendësuesin e Modricit

Mbappe ia ka sugjeruar Real Madridit zëvendësuesin e Modricit

La Liga
Xavi ka prishur marrëdhëniet me lojtarin e Barcelonës:

Xavi ka prishur marrëdhëniet me lojtarin e Barcelonës: "Ai as që flet me të, nuk është e drejtë"

La Liga
Caktohet gjyqtari për ndeshjen kthyese Real-Bayern: Fat i keq për Los Blancos

Caktohet gjyqtari për ndeshjen kthyese Real-Bayern: Fat i keq për Los Blancos

Liga e Kampionëve
Humbi një rast të artë dhe u kritikua nga tifozët - ylli i Liverpoolit fshinë të gjitha postimet me fanellën e The Reds

Humbi një rast të artë dhe u kritikua nga tifozët - ylli i Liverpoolit fshinë të gjitha postimet me fanellën e The Reds

Premier League
Ylli i Interit e dëshiron kalimin vetëm te Manchester United

Ylli i Interit e dëshiron kalimin vetëm te Manchester United

Premier League
De Rossi zbulon këshillën që Allegri i dha për ta përmbysur Leverkusenin

De Rossi zbulon këshillën që Allegri i dha për ta përmbysur Leverkusenin

Serie A
Kalo në kategori