LAJMI I FUNDIT:

Në shenjë të përkujtimit të legjendës së futbollit – Agim Ademi me letër emocionuese për Fadil Vokrrin

Në shenjë të përkujtimit të legjendës së futbollit – Agim Ademi me letër emocionuese për Fadil Vokrrin

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi e ka përkujtuar legjendën e futbollit të Kosovës, Fadil Vokrrin në dy vjetorin e vdekjes së tij.

Legjenda kishte pësuar sulm në zemër në ora 9:00 të mëngjesit, derisa nuk kishte arritur t’i përballonte.


Ademi e ka përkujtuar Vokrrin, duke thënë se emri i tij është i shkruar me shkronja të arta në historinë e futbollit kosovar.

Më poshtë keni shkrimin e plotë dhe pa ndërhyrje të presidentit të FFK-së:

Sot me nderim dhe pietet të kujtojmë Ty presidenti ynë emblematik, bashkëpunëtori e miku ynë i madh, Fadil VOKRRI.

Pa dyshim e kam të vështirë t’i shkruaj këta rreshta për Ty sepse e di që rrugës më tradhtojnë emocionet, ashtu siç në gjysmë na u ndanë rrugët për të na mbetur vetëm kujtime të paharrueshme.

Mëngjesi i 9 qershorit 2018 ishte tronditës për të gjithë ne. Kosova mbeti pa Ty Legjendë, që tërë jetën ia kushtove futbollit dhe punove pareshtur për zhvillimin dhe progresin e tij.

Sapo kishte kaluar ora 9:00 e atij mëngjesi të kobshëm kur zemra të tradhtojë. Të mori pikërisht numri që të simbolizonte.

Infarkti në zemër i atij mëngjesi ishte i pamëshirshëm për TY. Përpjekja e atyre që të qëlluan afër në ato momente kritike për të të ofruar ndihmë dhe më pas edhe e mjekëve fatkeqësisht rezultoi e pasuksesshme.

Lutjet tona gjithandej që ta kaloje edhe këtë sfidë nuk u dëgjuan. Jo, sepse Perëndia vendosi të të marrë afër vetes, sepse ishe njeri bujar e me zemër të madhe, e që i dhe shumë futbollit dhe shtetit tonë.

Ike nga kjo botë për të shkuar në përjetësi si LEGJENDË.

Kontributi Yt tashmë është i shkruar me shkronja të arta në histori.

Që nga periudha e sakrificës ishim të rreshtuar në misionin e përbashkët për ta bërë realitet ëndrrën e shumë gjeneratave. E këtë e arritëm falë punës, vizionit dhe këmbëngulësisë tënde, por edhe të atyre që me dekada luajtën, punuan dhe kontribuuan për ecurinë dhe progresin e futbollit të Kosovës.

Tani, ne, bashkëpunëtorët tu po punojmë për ta realizuar objektivin që ia kemi vënë vetes – kualifikimin në Evropian, pasi kjo ishte edhe dëshira jote e radhës, pas finalizimit të procesit të vështirë të anëtarësimit në UEFA e në FIFA.

Gjatë kësaj periudhe finalizuam shumë projekte, arritëm rezultate për mbamendje me ekipet kombëtare, duke u bërë storie suksesi, e përmirësuam infrastrukturën e stadiumeve, e rritëm cilësinë dhe konkurrencën në kampionatin vendor, vazhduam me shkollimin e kuadrove të reja të gjyqtarëve e trajnerëve, si dhe i ofruam përkrahjen e nevojshme talenteve të reja.

Prandaj, jemi të bindur se futbolli i Kosovës po marshon i sigurt dhe bindshëm drejt rritjes e sukseseve, që do të vazhdojnë ta bëjnë krenar popullin dhe shtetin tonë, si dhe do të lënë gjurmë në histori, pikërisht ashtu siç dëshirove Ti i paharruari ynë, Fadil VOKRRI.

I përjetshëm kujtimi për TY, Legjendë!

Gjithmonë do të mbetesh motivi më i madh i lojtarëve tanë, të cilët çdo sukses të Kombëtares e lidhin me emrin tënd, teksa “Dardanët” në çdo ndeshje thërrasin me mburrje e krenari në minutën e 9-të në stadiumin, që është bërë ankth për çdo kundërshtar në fushë, FADIL VOKRRI!

Vazhdojmë me krenari e përgjegjësi…

Me respekt,

Agim Ademi, president i FFK-së. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

La Liga
Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Liga e Kampionëve
Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Ndërkombëtare
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit

Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit

La Liga
Robin Krasniqi dominues ndaj Jorge Silvas, fiton me pikë pas dhjetë raundesh

Robin Krasniqi dominues ndaj Jorge Silvas, fiton me pikë pas dhjetë raundesh

Boks
“Nëse jemi këtu, është për shkak të tij”, Ancelotti i jep merita top yllit të ekipit për suksesin e Real Madridit

“Nëse jemi këtu, është për shkak të tij”, Ancelotti i jep merita top yllit të ekipit për suksesin e Real Madridit

La Liga
Kalo në kategori