LAJMI I FUNDIT:

Caktohet lokacioni se ku mund të zhvillohet trilogjia mes Tyson Furyt dhe Deontay Wilderit

Caktohet lokacioni se ku mund të zhvillohet trilogjia mes Tyson Furyt dhe Deontay Wilderit

Trilogjia mes Deontay Wilderit dhe Tyson Furyt mund të zhvillohet në Australi në fund të këtij viti.

Amerikani e humbi titullin WBC në peshat e rënda ndaj britanikut, derisa kanë arritur marrëveshje që të zhvillonin trilogjinë në muajin korrik.


Por, coronavirusi anuloi të gjitha planet për këtë përballje gjigante, ndërsa tani mund të organizohet në fund të këtij viti.

Promovuesi Dean Lonergan ka zbuluar se trilogjia mund të zhvillohet në Australi, pasi atje janë rastet në numër më të ulët të pandemisë botërore.

“Sugjerimet ishin që trilogjia zhvillohej në “Bankwest Stadium, që mund të zë rreth 45 mijë persona. Është mesi i verës këtu”, ka thënë ai.

“Këtu është një vend që do të zgjonte interesimin e së paku 170 vendeve, pasi që të dy boksierët kanë një profil të lartë tashmë”.

“Ka sugjerime të tjera se trilogjia mund të zhvillohet edhe në Shtëpinë e Operës në Sidnei apo edhe në Urën Harbour”.

(Foto: Al Bello/Getty Images/Guliver)

“Mund të mbahet edhe në stadiumin Marvel, që zë 50 mijë persona, mirëpo është edhe stadiumi Suncorp në Brisbane”, ka shtuar më tej Lonergan.

Wilder dëshiron të hakmerret ndaj The Gypsy King për humbjen e shkaktuar, derisa fituesi mund të përballet me fituesin e duelit tjetër, Anthony Joshua – Kubrat Pulev, për titullin e kampionit të unifikuar. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ekipi më i mirë i sezonit 2023/24 në Bundesliga, Granit Xhaka është ylli në mesin e yjeve të tjerë

Ekipi më i mirë i sezonit 2023/24 në Bundesliga, Granit Xhaka është ylli në mesin e yjeve të tjerë

Bundesliga
Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

La Liga
Bayern Munich nuk po gjen trajner të ri, deklarata e fundit e Thomas Tuchel bën ‘lëmsh’ ambientin bavarez

Bayern Munich nuk po gjen trajner të ri, deklarata e fundit e Thomas Tuchel bën ‘lëmsh’ ambientin bavarez

Bundesliga
Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Liga e Kampionëve

"Orari është totalisht i çmendur, kjo që na bëjnë është krim" - Klopp shpërthen ndaj transmetuesve televiziv

Premier League
Wayne Rooney punësohet aty ku askush nuk e priste, pas shkarkimit nga Birminghami

Wayne Rooney punësohet aty ku askush nuk e priste, pas shkarkimit nga Birminghami

Ndërkombëtare
Kalo në kategori