LAJMI I FUNDIT:

Ahmeti flet për gjendjen e COVID-19 në Prishtinë dhe mbylljen e çerdheve, testohen 100 persona

Ahmeti flet për gjendjen e COVID-19 në Prishtinë dhe mbylljen e çerdheve, testohen 100 persona

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, në një konferencë për media ka dhënë detaje të reja rreth personave të infektuar me coronavirus në kryeqytet.

Ahmeti ka thënë se që nga fillimi i pandemisë e deri tani në Prishtinë janë konfirmuar 106 raste, ku janë regjistruar dy vdekje ndërsa vazhdojnë të jenë aktiv me COVID-19 edhe 31 persona, transmeton Telegrafi.

“Kemi prit që do të këtë rritje të rasteve pas karantinës por ideja është që kjo të jetë e kontrolluar dhe të mos kthehemi në masa të kufizimit si më herët. 10 rastet e fundit kanë të bëjnë vetëm nga një person, ka punuar në një organizatë, e fëmijët e tij kanë qenë në dy çerdhe. Nesër do të testohen fëmijët e dy klasëve të çerdheve”, ka thënë ai para mediave, përcjell Telegrafi.


Tutje, ai ka deklaruar se janë duke punuar që të kufizohet përhapja e coronavirusit.

“Mbi 100 persona janë testuar. Po ashtu një çerdhe e kemi mbyllë, për shkak se burri i një edukatore ka dal pozitiv në COVID-19, është testuar edhe edukatorja pra në çerdhen Xixëllonja. Nuk ka vend për panik por duhet të jemi të kujdesshëm. Po mundohemi ta kontrollojmë përhapjen e coronavirusit”, ka pohuar ai.

I pari i Prishtinës, ka thënë se qytetarët duhet të jenë të kujdesshëm dhe të respektojnë masat ndaj pandemisë COVID-19./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Ndalohet një qytetare serbe për incizim të jashtëligjshëm të postbllokut të Policisë së Kosovës në Bistricë

Ndalohet një qytetare serbe për incizim të jashtëligjshëm të postbllokut të Policisë së Kosovës në Bistricë

Lajme
Apeli ia vërteton dënimin me burg dhe gjobë ish-zyrtarit të MTI-së, të akuzuar për keqpërdorim të informatës zyrtare

Apeli ia vërteton dënimin me burg dhe gjobë ish-zyrtarit të MTI-së, të akuzuar për keqpërdorim të informatës zyrtare

Drejtësi
“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve

“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve

Lajme
Kalo në kategori