LAJMI I FUNDIT:

Thaçi: Nëse rritet numri i personave të infektuarve me coronavirus do të kthehen masat e kufizimit

Thaçi: Nëse rritet numri i personave të infektuarve me coronavirus do të kthehen masat e kufizimit

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se nëse vazhdon të rritet numri i të infektuarve me coronavirus, atëherë institucionet shëndetësore do të kthejnë prapë masat e kufizimit, transmeton Telegrafi.

Thaçi u ka bërë thirrje qytetarëve që të respektojnë rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë, në mënyrë që të mos përhapet më shumë virusi COVID-19.

“Kemi rritje të numrit të infektuarve, kjo rrezikon krejt atë që ne e kemi arritur deri më tani, rrezikon ta përmbysë punën e mrekullueshme që kanë bërë mjekët, gjithë ata profesionistë që punuan natë e ditë në mënyrë që ta kalojmë më lehtë pandeminë. Përsëris rekomandimet që të mbahet distanca, të mbajmë maskat, sepse vetëm kështu ruajmë jetën tonë dhe jetën e të afërmeve tonë.
Institucionet e shtetit do të detyrohen të kthejnë masat për të parandaluar përhapjen e pandemisë. Kjo do ta dëmtojë shëndetin dhe ekonominë”, ka thënë Thaçi.


Presidenti deklaroi se termin “gjendje e jashtëzakonshme” e ka urryer gjithmonë, dhe se një gjë të tillë e ka diskutuar vetëm pas propozimit të disa partive politike në vend.

“Gjendja e jashtëzakonshme, edhe si term gjithmonë e kam urryer edhe në kohën e Serbisë, ideja e partive që është drejtuar presidentit kam pasur obligim kushtetues që ta procedoj, çka mund të them unë kurrë nuk kam pasur ndonjë pretendim sa i përket asaj gjendje, vetëm synim për të implementuar vullnetin e partive dhe shëndetin e qytetarëve. Ideja ka qenë që të kemi sa më pak viktima dhe sa më pak të infektuar”, ka pohuar ai.

Ndryshe, në tri ditët e fundit në vendin tonë është rritur numri i personave të infektuar me coronavirus, gjithsej numri i personave të infektuar ka arritur në 1 mijë e 234./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Lajme
Grenell: Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në, ishte kundër çdo ideje të propozuar nga amerikanët

Grenell: Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në, ishte kundër çdo ideje të propozuar nga amerikanët

Lajme
Incidenti i radhës në Skenderaj, digjet me benzinë posteri i Albin Kurtit

Incidenti i radhës në Skenderaj, digjet me benzinë posteri i Albin Kurtit

Lajme
Moti për pesë ditët e ardhshme

Moti për pesë ditët e ardhshme

Lajme
Distributorët farmaceutikë: Vendimet e Ministrisë së Shëndetësisë rrezikojnë furnizimin me barna në Kosovë

Distributorët farmaceutikë: Vendimet e Ministrisë së Shëndetësisë rrezikojnë furnizimin me barna në Kosovë

Lajme
Zotimet për ekonominë në qendër të fushatës zgjedhore në Kosovë

Zotimet për ekonominë në qendër të fushatës zgjedhore në Kosovë

Politikë
Kalo në kategori