LAJMI I FUNDIT:

Eliminojnë coronavirusin, Zelanda e Re ndër vendet e para në botë që shpall fundin e epidemisë – heqin të gjitha masat përveç hapjes së kufijve

Eliminojnë coronavirusin, Zelanda e Re ndër vendet e para në botë që shpall fundin e epidemisë – heqin të gjitha masat përveç hapjes së kufijve

Zelanda e Re ka “eliminuar” epideminë e coronavirusit, duke hequr kështu të gjitha masat preventive, përveç hapjes së kufijve, ka bërë të ditur kryeministrja e këtij vendi Jacinda Ardern, duke u bërë kështu vendi i parë në Jug të Paqësorit që ka hequr të gjitha masat.

“Qeveria do të heq edhe masën e distancës sociale, kurse pas mesnate do të kaloj nga niveli i dytë i gjendjes së jashtëzakonshme në nivelin e parë”, ka shtuar Ardern.


Shitoret, hotelet, restorantet si dhe transporti publik mund të rifillojnë punën normalisht, pa pasur nevojë të respektohet distanca sociale që është ende në fuqi në shumicën e vendeve të botës.

““Edhe pse jemi në një pozicion më të sigurtë dhe të fuqishëm, do ta kemi të vështirë t’i rikthehemi jetës sikur para COVID-19. Me vendosmëri dhe përkushtim kemi arritur ta ruajmë shëndetin, e fokusin tonë do të duhej ta përqendronim në rimëkëmbje të ekonomisë. Deri të mos përfundojë gjithçka, nuk mund të themi me siguri se çfarë kemi arritur. Por më duhet të them një fjalë, faleminderit Zelanda e Re”, ka shtuar Ardern.

Kujtojmë që në këtë vend jetojnë afro 5 milionë banorë që kanë luftuar me pandeminë e coronaviruit, derisa ekonomitë e mëdha siç janë Brazili, Britania e Madhe, India dhe SHBA, po vazhdojnë ta luftojnë këtë sëmundje.

“Sigurisht se e kemi eliminuar virusin në Zelandë të Re, të paktën tani për tani, por përhapja e virusit do të duhej të luftohej edhe më tutje”, ka thënë ndër tjera Ardern.

Në Zelandën e Re nuk ka raste aktive për herë të parë që nga shkurti kur edhe ishte regjistruar rasti i parë, bëjnë të ditur zyrtarë nga ministria e Shëndetësisë në Zelandë të Re. Aty ishin regjistruar 1,154 raste, kurse vetëm 22 persona kishin humbur jetën nga COVID-19. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

Botë

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Evropa
Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Botë
Izraeli ndërton 'kube kibernetike' për t'u mbrojtur nga hakerët iranian

Izraeli ndërton 'kube kibernetike' për t'u mbrojtur nga hakerët iranian

Azia
Kalo në kategori