LAJMI I FUNDIT:

Aksident i rëndë në Komoran, lëndohen tetë persona

Aksident i rëndë në Komoran, lëndohen tetë persona

Një aksident i rëndë komunikacioni ka ndodhur të dielën në fshatin Zabel i Ulët, konkretisht në aksin rrugor Komoran-Drenas. Si pasojë kanë mbetur të lënduar tetë persona.

Lajmin e ka bërë të ditur, zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha.


Në aksident janë të përfshirë një kombi me pasagjerë dhe një automjet.

“Një aksident trafiku ka ndodhur në fshatin Zabel i Ulët, në aksin rrugor Komoran-Drenas si për pasojë dyshohet se janë lënduar mbi pesë persona. Njësitet policore dhe ambulance kanë dalë në vendin e ngjarjes ku edhe po merren me rastin”, ka thënë Hoxha.

Personat e lënduar në QKUK për të marrë trajtimin e nevojshëm dhe se nuk dihet shkalla e lëndimit të tyre.

Hoxha ka thënë se kjo rrugë është e bllokuar dhe u ka bërë thirrje qytetarëve të përdorin rrugë të tjera alternative.

Ndërkaq, Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci ka shprehur shqetësimin për aksidente të shumta që po ndodhin, duke apeluar për më shumë kujdes në komunikacion.

“Aksidenti në Zabel të ulët, tregon shumë për mungesën e kujdesit në komunikacion. Pandeminë e përballuam si duhet, kujdesi për jetën tonë dhe të tjerëve nuk duhet të mungojë, asnjëherë”, ka shkruar Lladrovci./Telegrafi.