LAJMI I FUNDIT:

Koeman: Të gjithë e dinë se ëndrra ime është të bëhem trajner i Barcelonës

Koeman: Të gjithë e dinë se ëndrra ime është të bëhem trajner i Barcelonës

Ronald Koeman, heroi i Barcelonës në finalen e mbajtur në Wembley në vitin 1992, ka përsëritur edhe një herë dëshirën e tij për të drejtuar skuadrën.

Trajneri aktual i kombëtares së Holandës ka thënë se ai dëshiron të bëhet trajner i skuadrës katalunase në një të ardhme të afërt.


Koeman kishte pasur probleme me zemër në muajt e kaluar, duke u dërguar me urgjencë në spital, derisa ka bërë të ditur se është në gjendje të mirë.

“Jam i lumtur që rikthehem në formë të mirë. Kam pasur takime me kardiologët e mi dhe gjithçka ka shkuar mirë”, ka thënë ai.

“Kam pasur një telefonatë nga Barca, e kam sqaruar disa herë. Por, unë i kam dhënë fjalën ekipit kombëtar se do të shkojë deri në fund”.

“Të gjithë e dinë se ëndrra ime është që një ditë të bëhem trajner i Barcelonës dhe dua që të realizojë këtë qëllim”.

“Por, kjo varet nga suksesi im dhe çfarë kam të tregojë, andaj përvoja tani është dhe unë pres të realizojë një kalim të tillë”, ka shtuar më tej Koeman.

Barcelona aktualisht drejtohet Quique Setien, mirëpo që nuk janë të kënaqur me strategjitë e tij dhe mund ta zëvendësojnë me Koemanin. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri

Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri

La Liga
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Premier League
Presidenti i Bayernit shokon të gjithë me trajnerin e ri që do ta marrë drejtimin e klubit: Ai është një ekspert i shkëlqyer

Presidenti i Bayernit shokon të gjithë me trajnerin e ri që do ta marrë drejtimin e klubit: Ai është një ekspert i shkëlqyer

Bundesliga
Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Liga e Kampionëve
Chelsea kontakton trajnerin i cili ka bërë ‘revolucion’ në futboll me sistemin 2-7-2

Chelsea kontakton trajnerin i cili ka bërë ‘revolucion’ në futboll me sistemin 2-7-2

Premier League
Milani në listën kryesore ka tre trajnerë portugezë – në krye të saj ish ylli i Interit

Milani në listën kryesore ka tre trajnerë portugezë – në krye të saj ish ylli i Interit

Serie A
Kalo në kategori