Kosova nuk ka sistem të informimit shëndetësor, që do të thotë se i mungojnë statistikat e sakta për të gjitha sëmundjet. Të dhënat për sëmundje i mbledh Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike.
Me sëmundje ngjitëse, në bazë të këtyre të dhënave, gjatë një viti në Kosovë infektohen rreth 100,000 njerëz.
Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, 68 njerëz kanë humbur jetën nga sëmundjet ngjitëse në vitin 2017, që është edhe viti i fundit kur ky institucion i ka mbledhur këto statistika.
Por, përkundër kësaj, zyrtarët thonë segjatë pandemisë së koronavirusit, ata kanë arritur të raportojnë për numrin e të infektuarve në Organizatën Botërore të Shëndetësisë dhe në Qendrën Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve.
Lul Raka, mikrobiolog në Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik në Kosovë, thotë se kjo ka ndodhur falë bashkëpunimit me Qendrën Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve.
“Gjatë vitit të fundit kemi qenë në bashkëpunim të ngushtë me Qendrën Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve, për zbatimin e rekomandimeve të fundit nga kjo agjenci e Bashkimit Evropian. Pandemia e COVID-19 [sëmundjes që e shkakton koronavirusi] e ka ndërprerë këtë aktivitet që e kemi realizuar bashkë dhe kemi qenë në rrugë të rishikimit të kornizës ligjore dhe të mbikëqyrjes aktive të sëmundjeve ngjitëse”, thotë Raka.
Infektologu Sali Ahmeti thotë për Radion Evropa e Lirë se disa sëmundje ngjitëse në Kosovë janë autoktone, porse ka edhe të importuara.
Ai përmend malarien dhe virusin e Nilit Perëndimor si sëmundje që kanë arritur vonë në Kosovë dhe që kanë shkaktuar edhe vdekje.
Sëmundjet infektive që prekin çdo vit një numër të popullatës, janë ethet hemorragjike – krime kongo, tularemia, tuberkulozi, gripet sezonale, fruthi, hepatitit B dhe C.
“Në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovë përballemi me sëmundje të ndryshme –nga ato më të zakonshmet e deri tek ato më të rralla apo të veçanta. Kosova njihet si vend endemik për disa sëmundje infektive, me një prevalencë dhe incidencë të lartë, duke përfshirë vdekshmëri. Në mesin e tyre janë ethet hemorragjike – krime kongo, që shkaktohen nga pickimi i rriqrave”, shpjegon Ahmeti.
“Gjithashtu, fruthi është një prej sëmundjeve të rënda dhe shumë infektive që zakonisht prek fëmijët e pavaksinuar”, thotë ai.
Vaksinimi ka bërë që disa sëmundje ngjitëse në Kosovë të dobësohen, por edhe të zhduken, siç është paraliza e fëmijëve dhe fruthi te fëmijët e vaksinuar.
Sipas udhëheqësve të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, Kosova renditet në mesin e shteteve më të suksesshme në botë sa i përket imunizimit.
Vaksinimi organizohet nga Programi i Zgjeruar i Imunizimit, në kuadër të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, dhe ka një mbulueshmëri mbi 95 për qind.
Mikrobiologu Lul Raka thotë se mbikëqyrja e sëmundjeve ngjitëse është një prej pikave qenësore në parandalimin dhe kontrollimin e tyre.
“Në dekadën e fundit ka pasur mjaft probleme me funksionimin e sistemit të informimit shëndetësorë dhe nuk kemi të dhëna të sakta. Derisa IKSHPK-ja është përgjegjëse për mbikëqyrjen epidemiologjike”, thotë ai.
Sipas Rakës, për mbikëqyrjen dhe kontrollin e sëmundjeve ngjitëse janë duke punuar sipas rekomandimeve të Bashkimit Evropian, por që për një kohë ky bashkëpunim është ndërprerë për shkak të pandemisë me COVID-19. /rel/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëProtestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë
Çfarë është Komisioni Presidencial për Drejtësi Tranzicionale, që pritet të themelohet së shpejti?
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt
Djegia e veturës në Ranillug, Prokurori: Dyshohet se motivi lidhet me mosmarrëveshje mes partive serbe
Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim
Shqiptari 19-vjeçar zhduket në Londër në rrethana misterioze, Policia kërkon ndihmën e qytetarëve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite