LAJMI I FUNDIT:

Morena me aksesorë në vlerë mijëra eurosh

Morena me aksesorë në vlerë mijëra eurosh
Morena Taraku (Foto: Instagram/morenataraku)

Morena Taraku është njëra nga modelet dhe njëherësh këngëtaret që hyn në listën e personave me shpenzime të mëdha.

Kështu të paktën duket nga paraqitjet e saj në evenimente të ndryshme, e po ashtu edhe në projektet muzikore.

Edhe profili i What They Wearin në rrjetin social Instagram e ka dëshmuar një gjë të tillë, ku së fundmi ka publikuar mijëra eurot e shpenzuara të modeles vetëm në aksesorë.


https://www.instagram.com/p/CApwZebgGST/

Ata kanë publikuar një fotografi të Morenës, ku kanë detajizuar gjësendet që ajo mbante, duke i vënë kështu edhe çmimet e tyre.

Syzet që ajo mbante arrijnë vlerën prej 450 eurosh, kurse kapela e firmës ‘Icon’ vlen 145 euro.

https://www.instagram.com/p/B8tkM_GlLMp/

Dy të fundit mbajnë çmimet e lira, pasi çanta dhe ora mbajnë çmimet më të larta. Çanta e firmës Louis Vuitton arrin vlerën prej 1.270 eurosh, kurse ora e markës ‘Rolex’ ka vlerën prej 13.400 euro.

Morena Taraku zbulon se ka disa familje nevojtare të cilat i mbështet financiarisht dhe iu gjendet pranë në vështirësi
Lexo po ashtu Morena Taraku zbulon se ka disa familje nevojtare të cilat i mbështet financiarisht dhe iu gjendet pranë në vështirësi

Kohët e fundit, Morena ka deklaruar se ka disa familje nevojtare të cilat i mbështet financiarisht dhe iu gjendet pranë në momente të vështira. /Telegrafi/