LAJMI I FUNDIT:

Hoti pranon letër urimi nga Erdogani, Turqia do të vazhdojë ta mbështesë Kosovën

Hoti pranon letër urimi nga Erdogani, Turqia do të vazhdojë ta mbështesë Kosovën

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti ka pranuar një telegram urimi nga president i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.

Erdogan në letrën drejtuar Hotit ka shkruar se beson se marrëdhëniet bilaterale mes dy shteteve do të zhvillohen edhe më tej, transmeton Telegrafi.

“Në emrin tim dhe të popullit tim, me ndjenjat më të përzemërta ia uroj Shkëlqesisë suaj marrjen e postit të Kryeministrit pas votimit të mbajtur sot në Kuvendin e Kosovës.Ju uroj suksese në misionin tuaj të ri. Turqia edhe më tutje do të vazhdoj të ju mbështesë në punët tuaja të cilat do ti realizoni për një Kosovë të fortë dhe të prosperuar”, thuhet në letrën e Erdoganit drejtuar Hotit.


Presidenti turk po ashtu ka ngushëlluar familjet të cilët kanë humbur të afërmit e tyre nga coronavirusi.

“Solidariteti midis vendeve tona ka fituar rëndësi në luftën kundër pandemisë COVID-19 e cila ka kapluar tërë botën. Shpresoj që furnizimet mjekësore, të cilat i kemi dërguar kanë kontribuar në luftën e Kosovës kundër pandemisë COVID-19. Ju përcjell ngushëllimet e mia për vëllezërit tanë kosovarë që humbën jetën për shkak të pandemisë ndërsa të prekurve u uroj shërim sa më të shpejtë. Besoj se marrëdhëniet tona bilaterale, rrënjët e të cilave shtrihen në lidhjet miqësore dhe vëllazërore, do të zhvillohen më tej dhe me këtë rast, unë riafirmoj dëshirat e mia më të mira për shëndetin dhe lumturinë e Shkëlqesisë Suaj, si dhe mirëqenien dhe prosperitetin e popullit mik dhe vëlla të Kosovës”./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Kalo në kategori