LAJMI I FUNDIT:

Abazi: Thaçi është në siklet nga qeverisja jonë 50 ditore, kemi parë dosje e informacione të rënda për të

Abazi: Thaçi është në siklet nga qeverisja jonë 50 ditore, kemi parë dosje e informacione të rënda për të

Ish-zëvendëskryeministri i LVV-së në Qeverinë e Kosovës, Haki Abazi ka bërë akuza të rënda ndaj Presidentit Thaçi.

Abazi në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se Presidenti Thaçi është duke bërë gënjeshtra të vazhdueshme ndaj tij dhe zyrtarëve tjerë të Vetëvendosjes.

Ai thotë se nuk ka qenë asnjëherë në Kapaonik dhe se sipas tij deklaratat e Thaçit në këtë drejtin janë gënjeshtra të pastra, përcjell Telegrafi.


Ish-zëvendëskryeministri në Qeverinë e Kosovës thotë se Thaçi ka një siklet të madh që po sulmon Vetëvendosjen.

“Sigurisht se sikleti i tij lidhet edhe me qeverisjen tonë të 50 ditëve pasi ne kemi parë dosje e informacione që e vënë Thaçin në vendin ku e meriton. Ai është dëmtuesi më i madh i interesit të vendit. Edhe ministrja Dhurata Hoxha, edhe ambasadorët tanë në Francë apo SHBA kanë punuar me mediat e huaja dhe me njerëz me influencë për ta ndarë Kosovën”.

Abazi thotë se Thaçi ka folur publikisht për ndarje territoresh.

Ish-zëvendëskryeministri në Qeverinë e Kosovës shton më tej se Presidenti ka dhënë para për të ndarë vendin.

“Janë dokumente me transkripte dhe fonde që janë shpenzuar nga buxheti për këtë qëllim”, tha ndër të tjera Haki Abazi./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Lajme
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

Lajme
Amerikanët i kërkojnë Shqipërisë kolumbianin e kokainës

Amerikanët i kërkojnë Shqipërisë kolumbianin e kokainës

Lajme
Dy fshatra shqiptare të veriut qe tri ditë pa rrymë, shkak borxhi

Dy fshatra shqiptare të veriut qe tri ditë pa rrymë, shkak borxhi

Lajme
Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale

Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale

Kronika e Zezë
Lutfiu ftohet nga Prokuroria në Serbi për protestën e gushtit në Bujanoc

Lutfiu ftohet nga Prokuroria në Serbi për protestën e gushtit në Bujanoc

Lugina
Kalo në kategori