LAJMI I FUNDIT:

Suedia e pranon gabimin, epidemiologu Anders Tegnell thotë se është dashur të izolohen për ta luftuar pandeminë e coronavirusit

Suedia e pranon gabimin, epidemiologu Anders Tegnell thotë se është dashur të izolohen për ta luftuar pandeminë e coronavirusit

Epidemiologu suedez ka pranuar se kishte gabuar, kur nuk kishte urdhëruar që i tërë vendi të mbyllet në luftën kundër përhapjes së coronavirusit.

Anders Tegnell, që qëndroi pas vendimit që të mos mbyllen qytetarët nëpër shtëpitë e tyre si preventivë kundër COVID-19, duke u mundësuar të vendosin vetë qytetarët nëse duan të mbajnë distancën fizike sociale, tani ka pranuar se shumë njerëz kanë humbur jetën si rezultat i strategjisë së gabuar, transmeton Telegrafi.


I pyetur nëse e njëjta sëmundje do të shfaqej, si do të reagonte? Ai tha se do të ndërmerrte masat më të ashpra për të parandaluar përhapjen e coronavirusit. Sidoqoftë, ai ende beson se izolimi total siç ishte aplikuar në shumicën e vendeve evropiane, sipas tij ka qenë i panevojshëm.

Gjatë një interviste dhënë radios Dveriges, Tegnell, tha se do të duhej të kombinonte strategjitë për luftimin e pandemisë së coronavirusit nëse do të shfaqej sërish, duke pranuar se ideja më e mirë do të ishte aplikimi i gjysmës së strategjisë suedeze dhe asaj që e praktikuan vendet tjera evropiane.

Tegnell gjithashtu pranoi se kishin reaguar keq duke mos bërë mjaftueshëm për të mbrojtur të moshuarit në shtëpitë e pleqve. Kujtojmë që Suedia kishte këshilluar qytetarët të mbajnë maskë dhe të ruajnë distancën sociale prej të paktën dy metrave, por në asnjë moment ligji nuk detyronte qytetarët të mbyllen nëpër shtëpi. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
Borrell e uroi qeverinë e re serbe, eurodeputeti gjerman nuk përmbahet: Si mund ta bëjë një budallallëk të tillë

Borrell e uroi qeverinë e re serbe, eurodeputeti gjerman nuk përmbahet: Si mund ta bëjë një budallallëk të tillë

Serbia

"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë

Botë
Edhe një iu shtua sot - sa shtete e njohin pavarësinë e Palestinës

Edhe një iu shtua sot - sa shtete e njohin pavarësinë e Palestinës

Botë
Rusia sulmon me dronë iranian Ukrainën

Rusia sulmon me dronë iranian Ukrainën

Evropa
Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Botë
Kalo në kategori