LAJMI I FUNDIT:

Abazi tregon “marrëveshjen Abrashi-Gjuriq”: Lista Serbe merr zv/kryeministrin dhe pozita të tjera të rëndësishme

Abazi tregon “marrëveshjen Abrashi-Gjuriq”: Lista Serbe merr zv/kryeministrin dhe pozita të tjera të rëndësishme

Zëvendëskryeministri në detyrë, Haki Abazi, i Lëvizjes Vetëvendosje, ka thënë se marrëveshja e LDK-së me Listën Serbe po mbahet sekret, për shkakun se kësaj partie politike do t’i poste të rëndësishme në Qeveri, dukë përfshirë zëvendëskryeministrin.

Abazi, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se sipas marrëveshjes Lista Serbe do të ketë zëvendëskryeministrin, zëvendësdrejtorin e AKI-së, zëvendëskomandantin e FSK-së, zëvendësambasadorin në SHBA tre zëvendësministra dhe disa poste të tjera.

Postimi i plotë i Abazit:


“Marrevëveshja e negociuar mes Djuric dhe Abrashi të LDK që nuk po publikohet, ja pse, Lista Srpska merr:

Zëvendëskryeministrin

Zëvendesdrejtorin e AKI

Zëvendëskomandën e FSK

Zëvendësambasadorin e Kosovës në SHBA

Veto të drejtën për vendim- marrje në FSK, AKI, Diplomaci dhe Polici

Zëvendësministër të Ekonomisë me veto në shitjen e aseteve

Zv. Minstër në Arsim

Zv. Minister në Shëndetësi”  (sic.), ka shkruar Abazi, përcjell Telegrafi.

Lidhja Demokratike e Kosovës ka propozuar sot emrat e ministrave të rinj në qeverinë e re, për të cilën pritet të votohet të mërkurën në Kuvendin e Kosovës.

Kandidati për kryeministër, Avdullah Hoti, duke folur pas mbledhjes së kryesië së LDK-së, ka thënë se ka pasur pajtim të plotë për emrat e ministrave.

Hoti prezanton ekipin e ministrave të LDK-së, Selmanaj zëvendëskryeministër
Lexo po ashtu Hoti prezanton ekipin e ministrave të LDK-së, Selmanaj zëvendëskryeministër

“Driton Selmanaj për zëvendëskryeministër nga radhët e LDK-së, Hykmete Bajrami si ministre e Financave, Besjan Mustafa si ministër i Bujqësisë, Vlora Dumoshi si ministre e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Anton Çuni mbetet si ministër i Mbrojtjes, Arban Abrashi si ministër të Infrastrukturës, Agim Veliu si ministër i Brendshëm dhe Armend Zemaj si ministër i Shëndetësisë”, ka deklaruar Hoti. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Tragjedia në Jabllanicë, pamjet nga kamerat e sigurisë tregojnë momentin e shembjes së objektit ku humbën jetën tre fëmijë

Tragjedia në Jabllanicë, pamjet nga kamerat e sigurisë tregojnë momentin e shembjes së objektit ku humbën jetën tre fëmijë

Lajme
Kurti: Vdekja e tre fëmijëve në Jabllanicë trishtoi mbarë popullin, njëri prej tyre ishte djali i një polici kufitar

Kurti: Vdekja e tre fëmijëve në Jabllanicë trishtoi mbarë popullin, njëri prej tyre ishte djali i një polici kufitar

Lajme
Incidenti i radhës në Skenderaj, digjet me benzinë posteri i Albin Kurtit

Incidenti i radhës në Skenderaj, digjet me benzinë posteri i Albin Kurtit

Lajme
Prokuroria nis hetimet pas shembjes së objektit në Jabllanicë që ka shkaktuar vdekjen e tre fëmijëve

Prokuroria nis hetimet pas shembjes së objektit në Jabllanicë që ka shkaktuar vdekjen e tre fëmijëve

Lajme
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme

"I dëgjuam telefonat duke ju dridh nën plloçë" - banori i fshatit Jabllanicë rrëfen momentin e kërkimit të fëmijëve nën rrënoja

Lajme
Kalo në kategori