Sot është votuar Qeveria e Kosovës, të cilën do ta udhëheqë Avdullah Hoti nga Lidhja Demokratike e Kosovës në koalicion me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, Nismën Socialdemokrate, Listën Serbe dhe minoritetet tjera.
Në Qeverinë Hoti, LDK do të udhëheqë shtatë ministri: Ministrinë e Financave, Ministrinë e Mbrojtjes, Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Ministrinë e Punëve të Brendshme, Ministrinë e Infrastrukturës dhe Ambientit, Ministrinë e Shëndetësisë dhe Ministrinë e Bujqësisë.
Telegrafi më poshtë ua sjell profilet e zëvendëskryeministrit dhe ministrave të Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Driton Selmanaj-Zëvendëskryeministër
Driton Selmanaj është nga Mushtishti i Suharekës. Është i lindur më 03.09.1979.
Selmanaj u zgjodh dy herë deputet i Kuvendit të Kosovës. Ai kishte punuar në projekte të ndryshme të shoqërisë civile, për të kaluar pastaj në LDK.
Ai me profesion është jurist, ndërsa zotëron gjuhën angleze dhe serbe.
Hykmete Bajrami – Ministre e Financave dhe Transfereve
Hykmete Bajrami ka lindur me 20.01.1975 në Pejë, ndërsa jeton në Prishtinë. Është e martuar, nënë e dy vajzave. Ajo është profesoreshë në Universitetin e Prishtinës, në Fakultetin Ekonomik. Ka përfunduar gjimnazin “Bedri Pejani” (1991-1995), pastaj përfundoi fakultetin Ekonomik në UP, (1996-2000), ndërsa ishte gjithashtu pjesë e Staffordshire University, (2003-2004), Studimet e Doktoratës i përfundoi në Fakulteti Ekonomik-UP, (2006-2011).
Anton Quni – Ministër i Mbrojtjes
Anton Quni i lindur në fshatin Fshaj të Gjakovës me 09.06.1967. Familja e tij shumë herët u zhvendos për të jetuar në Prizren. Ai është i martuar dhe ka katër fëmijë. Ka studiuar në Akademi Ushtarake dhe është graduar si Oficer i karrierës. Gjatë luftës së fundit në Kosovë, ai braktisi Zvicrën për t’ju bashkuar Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. U rreshtua në UÇK nën komandën e kolonel Ahmet Krasniqi. Me njësinë e tij, zhvilloi operacione të suksesshme ushtarake në thyerjen e kufirit shqiptaro-shqiptar në Koshare. Anton Quni, përkrah Agim Ramadanit, Salih Çekajt, Xhemajl Fetahajt, e ushtarakëve të tjerë mori pjesë në Betejën e Koshares.
Pas lufte, Antoni ka shërbyer në TMK dhe FSK. Më pas në kabinetin e Presidentit të Kosovës, Fatmir Sejdiu, si përgjegjës për Sigurinë Kombëtare. Nga viti 2010, Anton Quni, ka qenë deputet në Parlamentin e Kosovës.
Vlora Dumoshi – Ministre e Kulturës
Vlora Dumoshi, 1966. Është nënë e dy djemve dhe jeton në lagjen “Dardania”, në Prishtinë. Dumoshi ka qenë në postin e Drejtoreshës në Drejtorinë për Kulturë në Komunën e Prishtinës, gjatë udhëheqjes së Isa Mustafës në Komunën e Prishtinës. Ajo ka punuar si profesoreshë ne Fakultetin e Filologjisë.Vlora Dumoshi, nga LDK-ja, ishte ministre e Kulturës edhe në Qeverinë Kurti.
Agim Veliu- Ministër i Punëve të Brendshme
Agim Veliu, është i lindur më 25.07.1960. Është nga fshati Bradash, Podujevë dhe me profesion është jurist. Veliu flet shqip, anglisht dhe serbokroatisht. Është i martuar dhe baba i dy fëmijëve.
Agim Veliu është një ndër themeluesit e Degës së LDK-së në Podujevë, prej 1990 në poste udhëheqëse të Degës së LDK-së, më 1998 deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës, në vitin 2000 zëvendëskryetar i bordit Administrativ. Ishte i kryetar i Kuvendit të komunës së Podujevës nga viti 2000 deri 2002, po ashtu gjatë viteve 2002 – 2004, ndërsa u zgjodh ministër i Arsimit, i Shkencës dhe i Teknologjisë në vitin 2004 deri në vitin 2007. Ishte deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës 2008 –2009. Pastaj për dy mandate ishte kryetar i komunës së Podujevës gjatë viteve 2010-2013 dhe 2014-2017.
Arban Abrashi – Ministër i Infrastrukturës
Abrashi Arban është i lindur më 16 shkurt 1979 në Mitrovicë. Studimet universitare i ka përfunduar në Fakultetin Filozofik të Universitetit “Hasan Prishtina”, Departamenti i Shkencave Politike, në vitin 2004. Në vitin 2006 ka diplomuar në Universitetin e Sussex në Mbretërinë e Bashkuar, në fushën e Integrimit Evropian.
Abrashi është përfitues i disa bursave prestigjioze dhe programeve të trajnimit për qeverisje, ka fituar bursën nga Komisioni Evropian, përvojë praktike në Parlamentin Evropian në Bruksel, dhe ka përfunduar Programin e Arsimit Ekzekutiv nga Universiteti i Harvardit në Shteteve të Bashkuara. Arban Abrashi është i martuar dhe ka një fëmijë dhe jeton në Prishtinë.
2014-2017 Ministër i punës dhe mirëqenies sociale
2010 – Zëvendësministër në Ministrinë e Integrimit të Kosovës
2010 – Këshilltar i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve
2008-2010 – Këshilltar i Ministrit të Administrimit të Pushtetit Lokal.
Besian Mustafa – Ministër i Bujqësisë
Besian Mustafa është i lindur më 14 gusht 1984 në Prishtinë. Arsimin e mesëm e filloi në gjimnazin “Sami Frashëri” në Prishtinë, për ta përfunduar në Illinois në Amerikë. Vazhdoi studimet universitare në dy drejtime, Financa dhe Kontabilitet, në La Roche University në Pittsburgh, Pennsylvania, dhe Masterin në Administrim Biznesi në New York City.
Përvoja profesionale: Zëdhënës i LDK-së, mbi 7 vjet pozita menaxheriale në banka. Ishte kryeshef ekzekutiv në Agjencinë për Promovim të Investimeve në Qeverinë e Kosovës, bashkë me USAID dhe KfW, ka themeluar Fondin për Garanci Kreditore. Ishte ligjërues në Staffordshire University, AAB dhe Riinvest. Është anëtar Bordi në fondacionin e bamirësisë të themeluar nga Dua Lipa “Sunny Hill Foundation”. Ishte ministër i Bujqësisë edhe në Qeverinë Kurti.
Armend Zemaj – Ministria e Shëndetësisë
Armend Zemaj është i lindur më 13 shtator 1976 në Deçan. Është deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Kuvendin e Republikës së Kosovës që nga viti 2008. Është jurist i diplomuar si dhe është diplomuar në shkallën e tretë, Master i Shkencave juridike në Universitetin e Prishtinës. Nga viti 2004 -2007 ka punuar në Ministrinë për Ekonomi dhe Financa si udhëheqës i Divizionit për Huazime Publike me Jashtë, Menaxher për Planifikim dhe Analiza si dhe Menaxher për trajnime dhe zhvillime në MEF.
Aktualisht është deputet në Kuvendin e Kosovës nga radhët e LDK-së. Ai është i martuar, ka tre fëmijë dhe jeton në Prishtinë. Përveç gjuhës amtare flet gjuhën angleze dhe serbo-kroate. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDroni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë