Coronavirusi ishte në Evropë shumë më herët sesa mendohej, thonë ekspertët dhe tani ata dyshojnë se kitaristi i famshëm Andy Gill, i cili ndërroi jetë më 1 shkurt, është viktima e parë e virusit jashtë Kinës.
Andy Gill, kitaristi i grupit “Gang of Four”, vdiq nga pneumonia pasi u trajtua në një spital në Londër për dy javë, shkruan The Guardian. Gjendja e tij papritmas u përkeqësua, organet e tij dështuan dhe rrjedha e sëmundjes i ngjan asaj që më vonë u bë e njohur si Covid-19.
Ai u sëmur pasi u kthye nga një turne në Kinë në fund të nëntorit. Pas tij, për shkak të një infeksioni në frymëmarrje, organizatori i turneut përfundoi në spital. Kur coronavirusi mori vrull në Evropë, e veja e muzikantit, Catherine Meyer, hodhi dyshimet se burri i saj ishte një nga viktimat më të hershme të coronavirusit në Evropë.
Siç deklaroi ajo, një pulmolog që trajtonte Gillin i tha asaj në mënyrë të ngjashme, dhe ai gjithashtu dyshon se shkaku i sëmundjes së tij ishte një coronavirus.
Rasti i parë zyrtar në Britaninë e Madhe u regjistrua në 31 janar, ndërsa viktima e parë në Evropë ishte një turist kinez që vdiq në Francë më 15 shkurt. Sidoqoftë, shumë në atë vend, por edhe në Evropë, mendojnë se kanë vuajtur nga kurora edhe më parë.
Kohët e fundit, është regjistruar rasti i francezit Amir Hamar, kur u mendua se ai ishte në spital për shkak të gripit, dhe më pas mostra e tij e gjakut, e marrë në dhjetor, ishte pozitive për coronavirusin.
Organizata Botërore e Shëndetit u bëri thirrje të gjitha vendeve që të hetojnë të gjitha rastet e dyshimta në mënyrë që të kuptojnë më mirë qarkullimin e virusit, dhe të kontrollojnë të gjitha rastet e pneumonisë me origjinë të papërcaktuar në javët e fundit të 2019.
Sidoqoftë, nëse raste të shumta të coronavirusit u shfaqën shumë më herët sesa mendohej, dhe ka shembuj nga Italia, derisa pyetja është se si nuk u përhap më herët.
Sipas Stephen Baker, profesor në Universitetin e Cambridge, ka shumë të ngjarë të jetë e nevojshme që një numër i caktuar njerëzish të infektohen në mënyrë që të ndodhë transmetimi lokal dhe që epidemia të ndizet me të vërtetë.
“Njerëzit ndoshta kanë qëndruar në shtëpi sepse ishin të sëmurë dhe kështu në fakt ata ishin në izolim”, ka thënë Baker, transmeton KosovaPress.
Një mundësi tjetër, sipas Natalie McDermott, profesoreshë në Kolegjin Mbretëror në Londër, ishte që virusi të mos ishte identifikuar.
“Nëse siç mendohet tani, një numër i madh i të infektuarve janë asimptomatikë, virusi mund të përhapet në heshtje dhe vetëm më vonë të arrijë te njerëzit më të prekshëm. Popullsia e moshuar e ka më të vështirë të kontaktojë me virusin, nuk shkon në punë, lëviz më pak në mesin e njerëzve. U desh më shumë kohë që virusi të përhapet ndër më të prekurit “, është shprehur ajo.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVideot ironizuese të Rina Krasniqit me këngët dhe tekstet e estradës bëhen virale në rrjetet sociale
Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur
"The New York Times" shkruan për ekspozitën e Petrit Halilajt në NYC: Një artist nga Kosova merr fluturimin
Banorët shohin natën e parë të BBVA 3, Juli shpërthen në lot kur pa të atin: Para se të vdiste, ai më tha mos e tradhto Julin e vërtetë
"Je surpriza e këtij Big Brother" - Meriton Mjekiqi emocionohet nga mesazhi që merr në 'Big Love'
U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe