LAJMI I FUNDIT:

Askush si Mauro Icardi sa luante në Serie A, për shtatë vite askush nuk shënoi sa ai

Askush si Mauro Icardi sa luante në Serie A, për shtatë vite askush nuk shënoi sa ai

Mauro Icardi që tashmë është zyrtarisht lojtar i Paris Saint-Germain, ka lënë Serien A me statistika mbresëlënëse, pasi për vitet që ka luajtur aty, ka qenë larg shënuesi më mirë. 

Icardi u largua nga Interi sezonin e shkuar, pasi iu hoq shiriti kapitenit dhe klubi nuk llogariste më në të.


Romelu Lukaku erdhi si zëvendësim, ndërsa argjentinasi edhe pse ishte i lidhur me klube si Juve dhe Napoli, përfundoi zyrtarisht si huazim te PSG në shtator të vitit 2019, ndërsa tani është blerë përfundimisht nga klubi francez.

Ai ka shënuar 20 gola në 31 ndeshje për gjigandët e Ligue 1, duke fituar titullin e kampionit.

Por Icardi e lë Serien A me statistika shumë të mira. Ai erdhi Itali përmes Sampdorias, fillimisht si huazim nga Barcelona.

Ai luajti për ekipin e rinjve në edicionin 2011-12 dhe shënoi 19 herë në 23 ndeshje.

Në sezonin 2012/13 ai u bë pjesë e ekipit të parë, ku shënoi 10 gola në 31 ndeshje. Ai e bindi Interin ta blinte për 13 milionë euro verën e ardhshme dhe vlera e tij u rrit shumë në San Siro.

Icardi u largua nga Interi pasi kishte shënuar 121 gola në Serie A, ku për shtatë sezone ishte më i miri – pasi ka shënuar më shumë se çdo lojtar tjetër midis viteve 2012-13 deri në 2018-19.

Më së shumti gola në Serie A nga 2012-13 deri 2018-19:

121 – Mauro Icardi (Sampdoria dhe Inter)

117 – Gonzalo Higuain (Napoli, Juventus dhe Milano)

99 – Ciro Immobile (Genoa, Juventus, Torino, Lazio)

88 – Fabio Quagliarella (Juventus, Napoli, Torino, Sampdoria)

84 – Dries Mertens (Napoli)

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Liga e Kampionëve
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Premier League
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

Ligat tjera
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori