LAJMI I FUNDIT:

Bahtiri e quan skandaloz vendimin e Gjykatës Kushtetuese për dekretin e presidentit, kërkon të shkohet në zgjedhje

Bahtiri e quan skandaloz vendimin e Gjykatës Kushtetuese për dekretin e presidentit, kërkon të shkohet në zgjedhje

Kryetari i Komunës së Mitrovicës njëherazi anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje, Agim Bahtiri, e ka quajtur skandaloz vendimin e Gjykatës Kushtetuese për dekretin e presidentit, Hashim Thaçi.

Bahtiri ka thënë se vendimi i Gjykatës Kushtetuese është i porositur dhe si i tillë do të sjellë pasoja në të ardhmen, transmeton Telegrafi.

“Unë nuk kam dashur të deklarohem deri në publikimin e plotë të vendimit nga Gjykata Kushtetuese për dekretin e presidentit, ku sot u zhgënjeva edhe më shumë e më keq, se sa me rastin e publikimit të vendimit fillestar. Ky vendim mendoj që është skandaloz, i porositur, i dëmshëm për demokracinë dhe do të sjellë pasoja edhe në të ardhmen, ku do të kemi problem si shtet për të ndërtuar institucione të qëndrueshme dhe me legjitimitet që buron nga vullneti i qytetarëve”, ka shkruar ai.


I pari i Mitrovicës ka thënë se zgjidhja më e drejt është të shkohet në zgjedhje.

“Prandaj, e ritheksoj se vendi duhet të shkoj në zgjedhje, sepse kjo është rruga më e drejt dhe më demokratike. Ju bëjë apel gjithë qytetarëve brenda dhe jashtë vendit, që ta tregojnë vullnetin e tyre për të shkuar në zgjedhje përmes nënshkrimit të peticionit”, ka shkuar ai.

Ndryshe, Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka publikuar sot Aktgjykimin e plotë lidhur me vendimin e marrë për dekretin e presidentit Hashim Thaçi për mandatimin e Avdullah Hotit për kryeministër.

Në Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetueses thuhet se dekreti i presidentit është në përputhje me Kushtetutën. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Kalo në kategori