LAJMI I FUNDIT:

E godet dy herë policin, kolegu i tij nokauton gruan – kryetari i Baltimore njofton se është shkarkuar zyrtari policor

E godet dy herë policin, kolegu i tij nokauton gruan – kryetari i Baltimore njofton se është shkarkuar zyrtari policor

Protestat dhe dhuna që është përhapur në tërë SHBA-të nuk kanë të ndalur. E tëra ndodhi pas vdekjes së afro-amerikanit George Floyd, i cili humbi jetën kur një polic i vuri gjurin mbi qafë për më shumë se tetë minuta, shkruan Washington Post.

Pamje të ndryshme të publikuara në rrjete sociale tregojnë se si raportet mes qytetarëve dhe policëve janë në nivelin më të ulët, transmeton Telegrafi.

Këtë më së miri e shpjegon rasti i një gruaje, e cila e godet dy herë shuplakë një polic të Baltimore. Duke parë se ajo vazhdimisht e sulmonte policin që nuk reagonte fare, një koleg i tij pa u menduar dy herë e godet me grusht në fytyrë gruan, e cila menjëherë rrëzohet në asfalt duke humbur vetëdijen.


“Polici që e ka goditur gruan nuk punon më si polic. Kolegu i tij që goditej nga gruaja ka treguar durim dhe arriti të ruaj gjakftohtësinë, edhe pse vazhdimisht sulmohej”, ka deklaruar Bernand Young, kryetari i Baltimore.

Ai shtoi se në këtë rast policët është dashur ta arrestojnë, e jo ta godasin. Gjithashtu pranoi se gruaja është në paraburgim dhe akuzohet për sulm ndaj zyrtarit policor.

Kujtojmë që policia në Minneapolis, tentoi të arrestojë George Floydin, pasi që sipas tyre kishte paguar në një market me 20 dollarë false. Madje sipas tyre ai kishte refuzuar të futet në veturën e policisë, duke i detyruar ta rrëzojnë në tokë për ta prangosur. Por gjatë asaj kohe, polici Derek Chovin i mbajti gjurin në qafë deri sa edhe dha frymën e fundit.

Ky veprimi nxiti reagime dhe protesta të ashpra në tërë SHBA-së, duke bërë që shumë lokale, stacione të policisë e vetura të digjen nga turma. E për ta vënë në kontroll situatën në mbi 25 qytete po aplikohet ora policore. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Musk i thotë AfD-së të Gjermanisë se ka shumë 'faj' për 'mëkatet' e gjyshërve nazistë - mijëra njerëz protestojnë në Berlin kundër tyre

Musk i thotë AfD-së të Gjermanisë se ka shumë 'faj' për 'mëkatet' e gjyshërve nazistë - mijëra njerëz protestojnë në Berlin kundër tyre

Evropa
Ukrainasit u shtirën kinse po pësojnë humbje dhe po tërhiqen, futin në kurth rusët – i godasin rëndë me HIMARS

Ukrainasit u shtirën kinse po pësojnë humbje dhe po tërhiqen, futin në kurth rusët – i godasin rëndë me HIMARS

Evropa
Trump dëshiron që Jordania dhe Egjipti të pranojnë më shumë refugjatë dhe të 'pastrojnë' Gazën

Trump dëshiron që Jordania dhe Egjipti të pranojnë më shumë refugjatë dhe të 'pastrojnë' Gazën

Amerika
Afati për tërheqjen e Izraelit nga Libani skadon, por trupat do të qëndrojnë

Afati për tërheqjen e Izraelit nga Libani skadon, por trupat do të qëndrojnë

Azia
Dronët ukrainas godasin sërish rafinerinë ruse të naftës

Dronët ukrainas godasin sërish rafinerinë ruse të naftës

Evropa
Publikohen pamje të reja gjersa ishte gjallë Yahya Sinwar - shfaqet duke udhëhequr operacionet e Hamasit

Publikohen pamje të reja gjersa ishte gjallë Yahya Sinwar - shfaqet duke udhëhequr operacionet e Hamasit

Azia
Kalo në kategori