LAJMI I FUNDIT:

Dortmundi ‘shkatërron’ Paderbornin, Sancho me het-trik

Dortmundi ‘shkatërron’ Paderbornin, Sancho me het-trik
Paderborn vs Dortmund (Foto: Lars Baron/Getty Images/Guliver)

Borussia Dortmundi e ka mposhtur me rezultat bindës Paderbornin 6-1 në kuadër të javës së 29-të në Bundesliga.

Edhe pse pjesa e parë përfundoi pa gola, në të dytën u shënuan plotë shtatë sosh.


Goli i parë u shënua nga Thorgan Hazard në minutën e 54-të, derisa tre minuta më vonë, Jadon Sancho e dyfishoi rezultatin me një asistim të Julian Brandt.

Paderborni më pas e fitoi një penallti në minutën e 72-të, të cilën në gol e konvertoi Uwe Hunemeier.

Por, Sancho (74’) bëri që të mos bije tempo i lojës së skuadrës së tij, duke e trefishuar rezultatin me një asistim të Hazard.

Radha më pas i erdhi edhe Achraf Hakimit që shënoi në minutën e 85-të, duke u shërbye mjaftë mirë nga Marc Schmelzer.

Nga asistues, Schemlzer (89’) kaloi në një golashënues, gjersa u asistua nga Axel Witsel.

Jadon Sancho arriti të mbyllë ndeshjen me het-trik që u realizua në minutën 90’+1, e që televizori i rezultatit tregonte në fund 6-1.

Pas javës së 29-të, Dortmundi gjendet në pozitën e dytë me 60, pikë, shtatë më pak se lideri Bayern Munich, ndërsa në javën e 30-të takohet me Hertha Berlinin. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Bernd Leno i bën një premtim të madh tifozëve të Arsenalit para ndeshjes Fulham – Man City

Bernd Leno i bën një premtim të madh tifozëve të Arsenalit para ndeshjes Fulham – Man City

Premier League
Jurgen Klopp mund të humbasë ceremoninë lamtumirëse në ‘Anfield’ nëse ndodh kjo gjë ndaj Aston Villës

Jurgen Klopp mund të humbasë ceremoninë lamtumirëse në ‘Anfield’ nëse ndodh kjo gjë ndaj Aston Villës

Premier League
Kylian Mbappe pranon garën 100 metra me Usain Bolt pasi simulimi tregon se çfarë mund të ndodhë

Kylian Mbappe pranon garën 100 metra me Usain Bolt pasi simulimi tregon se çfarë mund të ndodhë

Ndërkombëtare
Florentino Perez dëshiron ta transferojë te Reali lojtarin që ëndërron të luajë për Barcelonën

Florentino Perez dëshiron ta transferojë te Reali lojtarin që ëndërron të luajë për Barcelonën

La Liga
Për herë të parë në histori të Ligës Premier, gjyqtari i ndeshjes do të mbajë një videokamerë në kokë

Për herë të parë në histori të Ligës Premier, gjyqtari i ndeshjes do të mbajë një videokamerë në kokë

Premier League
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Kalo në kategori