E plotësuar: Kryeministri në detyrë, Albin Kurti është deklaruara para mediave pas përfundimit të mbledhjes.
“Është e domosdoshme që të gjitha udhëzimet, këshillat e IKSHPK-së, të jenë të respektuara në plotni dhe gjithashtu t’i ndjekim me vëmendje vendimet e ardhshme të ministrisë së Shëndetësisë”, tha Kurti.
Ai tha se një ndër vendimet e rëndësishme është ai për lehtësimin e mëtutjeshëm të masave, në ballafaqimin me pandeminë COVID-19.
“Së pari i falënderohemi të gjithë qytetarëve të cilët kur këto masa ishin tejet rigoroze me një kulturë të jashtëzakonshme, e disiplinë që buronte nga ndërgjegjja njerëzore me një përmasë të pashembullt kanë respektuar të gjitar vendimet e qeverisë, përkatësisht ato të ministrisësë Shëndetësisë dhe këshillat e mjekëve të IKSHPK-së. Atëherë ishte koha kur ne kishim nevojë për masa rigoroze e disiplinë të skajshme, nga nesër mund të fillojmë me një hapje që s’është absolute dhe e plotë”, tha Kurti.
Më tej shtoi se konkretisht ajo çfarë po bëhet është se po hapin kufijtë dhe çerdhet për moshat nga 0 deri në 5 vjeç, në institucionet publike dhe private.
“Po bëjmë organizimin dhe përgatitjet për testin e arritshmërisë, organizmin e ambientimin për testin e maturës me nxënësit e klasave të 12-ta, kthimi i klasave të 12-ta prej datës 15 qershor dhe mbajtja e testi të maturës me 4 korrik. Do të bëhet edhe lejimi orëve praktike, duke zbatuar në mënyrë strikte rekomandimet e IKSHPK-së.Me datën 13 mars e patëm marrë vendimin për t’i mbyllur kufijtë tokësorë të Kosovës, sot shfuqizuam pikën 4 të atij vendimi dhe në këtë mënyrë hapim kufijtë por të gjithë që hyjnë në Kosovë obligohen t’i nënshtrohen kontrolleve nga ekipet QKMF-së.Kemi shfuqizuar edhe pikën 6, me të cilën mbylleshin kafiteritë, restorante dhe Qendrat Tregtare, pra nga nesër hapen.E kemi shfuqizuar edhe pikën 9, me të cilën patëm reduktuar veprimet dh stafin për çdo institucion publik, pra tash nuk ekziston reduktimi i tillë. I kemi shfuqizuar edhe pikën 1.3 të një vendimi të Qeverisë me datën 7 mars lidhur me ushtrimin e punës së barnatoreve”, tha Kurti.
Qeveria në detyrë ka miratuar propozimin e ministrit në detyrë të Shëndetësisë, Arben Vitia, për shfuqizimin e vendimit të Qeverisë për masat anti-Covid.
Vitia para kabinetit qeveritar ka propozuar që nga data 8 qershor të hapen çerdhet për moshat 0 deri në 5 vjeç.
Ai në mbledhjen e Qeverisë ka kërkuar të shfuqizohet vendimi i datës 26 mars.
I pari i MSH-së gjithashtu ka propozuar të bëhet rikthimi në shkolla nga data 15 qershor e deri më 30 qershor i nxënësve të klasave të nënta.
Vitia po ashtu tha se lejohet të organizohet edhe testi i maturës, ai i arritshmerisë, të lejohet organizimi i provimeve dhe lejimi i orëve praktike.
Ai ka propozuar gjithashtu edhe hapjen e kufijve tokësorë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Historiani Noel Malcolm: Kushtëzimi i anëtarësimit të Kosovës në KiE me Asociacionin është një qasje e padrejtë
Zyrtari i NATO-s: Maqedonia e Veriut hyri në Aleancë me emrin e ri kushtetues
Sondazhi i International Republican Institute: Presidentja Osmani, liderja më e besuar në rajon
Policia gjen arsenal armatimi në veri të Kosovës
Ahmeti: Komiteti i Ministrave nuk e adreson rekomandimin e Asamblesë Parlamentare për anëtarësimin e Kosovës në KiE
Shiu i furishëm, vërshohet kryeqyteti
Armatimi që u gjet nga Policia e Kosovës në veri
Pse Kurti është i interesuar për zgjedhje gati në fund të mandatit?
Vrasje e dyfishtë në Shkup, një person dyshohet se vrau vëllain e tij
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Ndjehen lëkundje toke në Kosovë
Kërkesa e çuditshme që ka bërë Mbappe për t’u transferuar tek Real Madridi
Mbappe shpallet më i miri në Francë – Zhegrova mbetet pa çmim dhe jashtë formacionit të vitit
Kurti i gatshëm për zgjedhje, kërkon konsensus me partitë opozitare
Pamjet tregojnë ‘Old Trafford’ drejt shkatërrimit – Ronaldo kishte të drejtë kur foli për kushtet e klubit
Pjesë e Big Brother VIP Kosova? Luiz Ejlli befason me përgjigjen