LAJMI I FUNDIT:

Numri i të sëmurëve me coronavirus në Afrikë arrin nivel rekord, mbi 6,000 raste brenda një dite

Numri i të sëmurëve me coronavirus në Afrikë arrin nivel rekord, mbi 6,000 raste brenda një dite

Afrika duket se do të ketë një përballje të vështirë me coronavirusin, derisa ky infeksion po vazhdon përhapjen në të gjithë kontinentin.

Një rekord me 6,243 raste të reja u regjistruan gjatë 24 orëve të fundit, më së shumti në ditë që nga fillimi i pandemisë, tranmseton Telegrafi.


Sipas shifrave të fundit nga Qendrat Afrikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, numri i përgjithshëm i rasteve të sëmurë me coronavirus arrin në 141,535.

Në të njëjtin raport, është bërë e ditur se nga kjo sëmundje kanë vdekur edhe 147 të sëmurë të tjerë. Janë 59,212 të shëruar nga kjo sëmundje, derisa 78,254 raste mbesin ende aktive.

Sa i përket numrit të viktimave, Afrika e Veriut ka pësuar 1,800 viktima deri më tani, Afrika Perëndimore 701, Afrika Jugore 667, Afrika Lindore 478 dhe Afrika Qendrore 387.

Më e goditura mbetet Afrika e Jugut, me 31,000 raste ndërsa Egjipti vijon me 23,400. Por, për sa i përket numrit të vdekjeve, Egjipti pësoi më së shumti me 913, ndërsa Afrika e Jugut regjistroi 643 viktima. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

Botë
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?

Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?

Botë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim

Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim "për shkak të veshjes"

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Zelensky tregon se kush janë ftuar në samitin e paqes në Zvicër

Zelensky tregon se kush janë ftuar në samitin e paqes në Zvicër

Botë
Kalo në kategori