LAJMI I FUNDIT:

Kryhen testimet për COVID-19 si dhe testimet fizike, gjyqtarët të gatshëm për rifillimin e garave

Kryhen testimet për COVID-19 si dhe testimet fizike, gjyqtarët të gatshëm për rifillimin e garave

Në prag të rifillimit të garave të futbollit në Digitalb Kupën e Kosovës dhe Ipko Superligë, Federata e Futbollit e Kosovës në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, sot, në stadiumin “Fadil Vokrri” e ka organizuar testimin për Covid-19 për gjyqtarët e futbollit, vëzhguesit e gjyqtarëve si dhe për delegatët e ndeshjeve.

Nga afër testimin për Covid-19 e ka përcjellë edhe presidenti Agim Ademi, i cili me këtë rast falënderoi stafin mjekësor të IKSHPK-së, por edhe drejtuesit e këtij institucioni dhe ata të Ministrisë së Shëndetësisë për bashkëpunimin e ngushtë në këtë periudhë të pandemisë dhe për mundësinë që ua dhanë klubeve të Superligës për t’u kthyer në gara.


Presidenti Ademi me një fjalë rasti iu drejtua edhe gjyqtarëve të pranishëm për të cilët uroi që testimi për Covid-19, por edhe testet e tyre fizike të rezultojnë të suksesshme, derisa kërkoi nga të gjithë që të jenë maksimalisht vigjilentë dhe autoritativ gjatë ecurisë së ndeshjeve në mënyrë që ecuria e kampionatit të jetë krejtësisht reale.

Pas përfundimit të testit për Covid-19, Komisioni i Gjyqtarëve e ka realizuar edhe testimin fizik për gjyqtarët, duke pasur parasysh pushimin e gjatë të garave.

Testit fizik intervalor, i cili është normë e përcaktuar nga FIFA, iu nënshtruan 46 gjyqtarë dhe asistentë, ku të gjithë gjyqtarët e kaluan testin me sukses. Komisioni i Gjyqtarëve është ndarë tejet i kënaqur me përgatitjen fizike të gjyqtarëve dhe është i bindur se edhe drejtësia në ndeshje do të jetë maksimale.

Ndërkohë, në ambientet e stadiumit ‘Fadil Vokrri’, Komisioni i Garave e ka mbajtur një takim me delegatët e ndeshjeve të Superligës, ku është kërkuar mobilizim për ecuri sa më të mbarë të kampionatit, si dhe respektimi në përpikëri i udhëzimeve të institucioneve shëndetësore gjatë ndeshjeve në këtë periudhë të pandemisë.

Në trend Sport

Më shumë
Salah dhe Klopp përfshihen në një përplasje të furishme verbale – egjiptiani duhej të qetësohej nga Nunez

Salah dhe Klopp përfshihen në një përplasje të furishme verbale – egjiptiani duhej të qetësohej nga Nunez

Premier League
Salah pyetet për përleshjen me Kloppin – jep një përgjigje të shkurtër, por të ashpër

Salah pyetet për përleshjen me Kloppin – jep një përgjigje të shkurtër, por të ashpër

Premier League
Jurgen Klopp thyen heshtjen me një përgjigje të qartë lidhur me debatin e ashpër me Salahun

Jurgen Klopp thyen heshtjen me një përgjigje të qartë lidhur me debatin e ashpër me Salahun

Premier League
Driblimi magjik i Arda Guler ndaj Javi Galan ka pushtuar rrjetet sociale

Driblimi magjik i Arda Guler ndaj Javi Galan ka pushtuar rrjetet sociale

La Liga
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Barcelona ndryshon mendim për Joao Felix dhe Joao Cancelo

Barcelona ndryshon mendim për Joao Felix dhe Joao Cancelo

La Liga
Kalo në kategori