Përveç rolit mbështetës për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë, ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme në Qeverinë e Shqipërisë, Gent Cakaj, ka mohuar që shteti shqiptar mund të ketë ndonjë rol tjetër. Cakaj deklaron se Shqipëria nuk mund t’i imponojë një marrëveshje të dëmshme Kosovës, derisa thotë se deri më tani kanë lobuar fuqishëm për njohje të Kosovës.
Ministri në detyrë i Jashtëm thotë se Shqipëria nuk mund të ndihmojë procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën, por që sipas tij, do të adresojnë si çështje në përpjekje për të rritur ndjeshmërinë për rëndësinë e saj.
“Për mua është shumë e vështirë të marrë rolin e interpretit për Kosovën. Sipas vet Komisionit Evropian, Kosova ka përmbushur të gjitha kushtet për të siguruar liberalizimin e vizave. Prej vitit 2014 deri më sot BE ka liberalizuar vizat për më shumë se 100 milionë banorë anë e kënd botës. Janë liberalizuar vizat në Ukrainë, Gjeorgji dhe një varg shtetesh të tjera, që po të matet popullsia shkon më shumë se 100 milionë. Në këtë kuptim nuk ka hapësirë për shqetësim të natyrave çfarë shpalosen në raport me Kosovën, për një popullatë e cila është sipas censusit të fundit nëse nuk gaboj më pak se 2 milionë banorë”, deklaron Cakaj, për KosovaPress.
Ndërkohë, Cakaj konsideron se çështja e liberalizimit të vizave jo rrallë herë është politizuar, për çka sipas tij, gjykimi për Kosovën duhet të bazohet vetëm në rekomandimet e Komisionit Evropian.
“Ky proces shpesh herë është politizuar dhe janë shprehur shqetësime të cilat objektivisht nuk qëndrojnë. Dhe gjykimi për Kosovën duhet të bazohet në rekomandimet e komisionit. Dhe natyrisht progresin që ka bërë Kosova në shumë fusha. Korrupsion ka edhe në Shqipëri, pyetja për të hapur negociatat nuk është zhbërja totale e korrupsionit, sepse ky është një proces që varet prej disa njësive matëse… Progresi i Kosovës duhet të matet krahasuar me çështjen për të cilën po diskutojmë”, deklaron ai.
Ai thotë se Shqipëria ka pasur një qëndrim të qartë prej kohësh sa i përket dialogut Kosovë-Serbi, për çka thekson se e mbështesin agjendën zyrtare të Kosovës.
Sa i përket idesë së shkëmbimit të territoreve, Cakaj shprehet kritik në deklaratat që janë bërë për rolin e shtetit shqiptar në këtë proces. Ai thotë se as ai vet, e as shefi i tij-kryeministri Edi Rama nuk mund t’i imponojnë një marrëveshje të dëmshme Kosovës.
“Ne konsiderojmë që dialogu duhet të përfundojë me njohjen e ndërsjelltë. Nuk e vëmë në pikëpyetje këtë çështje që dialogu duhet të përfundojë me njohjen e ndërsjellët dhe perspektivë të qartë për anëtarësim në BE dhe ulëse në OKB, dhe procesi duhet të garantohet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe nga BE. Është fare e thjeshtë dhe nuk e kuptoj pse abuzohet me këtë çështje kur BE ka një qëndrim të qartë që një skenar i tillë nuk është në agjendë. Kur ambasadori Grenell, përfaqësuesi special i presidentit të ShBA-së e përjashton këtë çështje, kjo çështje vazhdon dhe sillet në adresa të ndryshme për sulme të ulta politike. Në fund fare edhe sikur të mos i besohej askujt çka flet për këtë çështje një gjë është tepër e vërtetë. Që nuk ka marrëveshje ndërkombëtare për Kosovën e cila mund të kalojë pa u ratifikuar në Kuvendin e Kosovës. Kjo është çështje që mund të marrin përgjegjësinë drejtpërdrejt deputetët e Kuvendit të Kosovës, përfaqësuesit e zgjedhur”, shprehet Cakaj.
Ministri i Jashtëm në detyrë i Shqipërisë, Gent Cakaj thotë se prej vitit 2019, Shqipëria ka qenë e angazhuar më shumë se kurrë për njohjen e Kosovës.
Derisa flet për vendimin e shqiptarëve nga Lugina e Preshevës për të marrë pjesë në zgjedhjet e rregullta parlamentare në Serbi, me një listë të vetme zgjedhore, Cakaj thotë se një vendim i tillë është zgjatim për ta forcuar Shqipërinë në rajon. Kjo marrëveshje mes shqiptarëve në Preshevë, konsideron se është e rëndësishme për unifikim ideologjik karshi Serbisë.
“Për herë të parë Shqipëria luan rolin e saj, dhe me këtë partitë politike shqiptare atje e zgjerojnë fushëveprimin në adresimin e çështjeve të tyre në funksion të mbrojtjes dhe avancimit të drejtave të tyre, dhe që unë nuk iluzione që asgjë do të bëhet brenda natës, nuk kam iluzione se tash për shkak të atij koalicioni situata do të përmbyset dramatikisht. Por, është fakt i domosdoshëm, bashkimi i tyre në mbrojtjen dhe afirmimin e të drejtave të tyre. Sa më të bashkuar që të jenë, aq më të fortë do të jenë”, thekson Cakaj në intervistën për KosovaPress.
Ministri i Jashtëm në detyrë në Shqipëri, Gent Cakaj thotë se sapo të hapen kufijtë do të vizitojë komunën e Preshevës, megjithatë pranon që nuk mund të ndryshojë situatën jo të mirë të banorëve shqiptarë të luginës.
Teksa flet për raportet me ministrin në detyrë të Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, ai tha se deri më tani kanë pasur bashkëpunim të mirë, ku janë dakorduar shumë herë për qëndrimet që do të mbajnë si dy shtete në konferenca të ndryshme ndërkombëtare. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Kur do të vendosë Themelorja për gjykimin e terroristëve në rastin e sulmit terrorist në Banjskë?
Humb jetën një 61 vjeçar në Kurbin, u rrëzua derisa ishte duke punuar
Tuberkulozi në Kosovë, Mehmeti: Paraqet rrezik deri në momentin kur diagnostikohet, trajtimi duhet të bëhet deri në fund
Arrestohet një person Kuçovë, djali i tij në kërkim - përgatisnin përzierje vajrash ndërsa i shihnin si vaj ulliri bio
Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
McKee: Nuk pres që SHBA-ja të ndryshojë qasje ndaj partnerëve evropianë, përfshirë Kosovën
Në 24-vjetorin e vrasjes, shpaloset portreti përkujtimor i Xhemail Mustafës në selinë e LDK-së
Miratimi i buxhetit të shtetit për vitin 2025, Tahiri: Janë nxjerr në pah tri probleme të mëdha të këtij modeli të dështuar qeverisës të Kurtit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë