LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj përkujton heronjtë Kiçina e Halilaj: Dy luftëtarë që nuk kursyen asgjë për Atdheun e tyre

Haradinaj përkujton heronjtë Kiçina e Halilaj: Dy luftëtarë që nuk kursyen asgjë për Atdheun e tyre

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar në 21-vjetorin e rënies heronjtë Rasim Kiçina e Ragip Halilaj.

Haradinaj në një postim të tij  në rrjetin social Facebook, ka theksuar në shkrimin e tij përkujtues, se dy heronjtë u përjetësuan vetëm disa javë para çlirimit të vendit.

Ai tha se çmonë veprën e tyre, duke thënë se ata nuk kursyen asgjë për atdheun e tyre.


“Heronjtë e Kosovës, Rasim Kiçina dhe Ragip Halilaj, u përjetësuan njëzetenjë vjet më parë, disa javë para çlirimit të vendit. Ranë për t’i mbijetuar shekujt, më 30 maj 1999, në rrugëtimin e tyre të fundit drejt Arllatit, rrugëtim ky që i shpiu në pavdekësi. Rasim Kiçina dhe Ragip Halilaj dhanë kontribut të çmuar për fitoren e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e në fund edhe jetën e tyre, duke mbetur shembull të luftëtarëve shqiptarë, që nuk kursejnë asgjë për Atdheun e tyre”, ka shkruar Haradinaj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Arrestohet një person Kuçovë, djali i tij në kërkim - përgatisnin përzierje vajrash ndërsa i shihnin si vaj ulliri bio

Arrestohet një person Kuçovë, djali i tij në kërkim - përgatisnin përzierje vajrash ndërsa i shihnin si vaj ulliri bio

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
KFOR-i bën patrullime në Istog

KFOR-i bën patrullime në Istog

Lajme
Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person

Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person

Kronika e Zezë
Zhdukja e australianit në Valbonë, gazeta “The Advertiser” ndërton kronologjinë e ngjarjes

Zhdukja e australianit në Valbonë, gazeta “The Advertiser” ndërton kronologjinë e ngjarjes

Lajme
Tuberkulozi në Kosovë, Mehmeti: Paraqet rrezik deri në momentin kur diagnostikohet, trajtimi duhet të bëhet deri në fund

Tuberkulozi në Kosovë, Mehmeti: Paraqet rrezik deri në momentin kur diagnostikohet, trajtimi duhet të bëhet deri në fund

Shëndetësi
Kalo në kategori