LAJMI I FUNDIT:

Osmani: Ata që deshën ta shpërblejnë Serbinë me territor të Kosovës po duan të kthehen përsëri të qeverisin vendin

Osmani: Ata që deshën ta shpërblejnë Serbinë me territor të Kosovës po duan të kthehen përsëri të qeverisin vendin

Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se qeveria e mëparshme në Kosovë ka shpenzuar paratë e taksapaguesve për të lobuar për modifikim të territorit të vendit.

Osmani shkruan në Twitter, se disa persona nga ajo Qeveri po duan të kthehen përsëri, megjithëse siç shkruan ajo ata “ishin në krye të këtij turpi”.


Kryetarja e Kuvendit ka thënë se personat e tillë kanë dashur të shpërblejnë Serbinë me territor të Kosovës, për veprimet gjenocidale që ka bërë kundër popullit të Kosovës.

“Qeveria e mëparshme shpenzoi paratë e taksapaguesve për të lobuar “modifikimin e territorit”, do të thotë, për të “shpërblyer” Serbinë me territorin e Kosovës, për veprimet e saj gjenocidale kundër popullit tonë. Disa nga ata që ishin në krye të këtij turpi dëshirojnë të kthehen dhe të na qeverisin përsëri”, shkruan Osmani. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Lajme
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Lajme
​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

Lajme
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Kronika e Zezë
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Lajme
Kalo në kategori