LAJMI I FUNDIT:

Transferimi i Icardit te PSG pritet të kompletohet këtë fundjavë

Transferimi i Icardit te PSG pritet të kompletohet këtë fundjavë

Paris Saint-Germain është i vendosur për të konfirmuar marrëveshjen e përhershme për të huazuarin nga Interi, Mauro Icardi, këtë fundjavë.

Argjentinasi duket se do të nisë një kapitull të ri larg Interit pasi PSG duket se është gati të aktivizojë opsionin në marrëveshjen e tyre të huazimit me ish-kapitenin e Nerazzurrëve.


Sipas Corriere dello Sport, dokumentet e kërkuara do të shkëmbehen në orët e ardhshme dhe do të finalizohet transferimi.

PSG dhe Interi afër marrëveshjes për Icardin
Lexo po ashtu PSG dhe Interi afër marrëveshjes për Icardin

Gazeta italiane pretendon se operacioni do të materializohet për rreth 60 milionë deri në 65 milionë euro plus bonuse.

Raporti insiston që nëse gjithçka shkon në plan, transferimi do të finalizohet deri në fund të kësaj fundjave.

Icardi, i cili ka shënuar 20 gola në 31 ndeshje te PSG, do të largohet nga Interi shtatë vjet pasi mbërriti nga Sampdoria në korrik të vitit 2013, kur Nerazzurrët e nënshkruan atë për 13 milionë euro.

Ai kontribuoi me 124 gola dhe 28 asistime në 219 ndeshje për Interin, ndërsa në total ka 185 gola në 322 paraqitje pas një sezoni në kryeqytetin francez. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Premier League
Klubi i ka 2,2 milionë euro borxh, ylli i Kosovës tregon si e ndërpreu kontratën falë FIFA-s

Klubi i ka 2,2 milionë euro borxh, ylli i Kosovës tregon si e ndërpreu kontratën falë FIFA-s

Ndërkombëtare
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Premier League
Gjest i shëmtuar nga tifozët e Atletico Madridit, Nico Williams ndalon lojën në gjysmë për shkak të koreve raciste

Gjest i shëmtuar nga tifozët e Atletico Madridit, Nico Williams ndalon lojën në gjysmë për shkak të koreve raciste

La Liga
Salah dhe Klopp përfshihen në një përplasje të furishme verbale – egjiptiani duhej të qetësohej nga Nunez

Salah dhe Klopp përfshihen në një përplasje të furishme verbale – egjiptiani duhej të qetësohej nga Nunez

Premier League
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Kalo në kategori