LAJMI I FUNDIT:

Armëmbajtje pa leje, Prokuroria Themelore në Gjilan kërkon paraburgim për katër të dyshuarit

Armëmbajtje pa leje, Prokuroria Themelore në Gjilan kërkon paraburgim për katër të dyshuarit
Foto: Ilustrim

Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë, caktimin e masës së paraburgimit, në afat prej 30 ditësh, ndaj të dyshuarve A.A, Sh.Z, B.K dhe V.R, të cilët me aktvendim të prokurorit gjendet në ndalim 48 orësh.

Në njoftimin e Prokurorisë thuhet se ekziston dyshimi i bazuar se, i dyshuari A.A., më 25 maj 2010, pas mesnate, në lagjen “Dardania” në Prishtinë, i shtytur nga të dyshuarit B.K. dhe SH.Z. dhe i ndihmuar nga i dyshuari V.R., me qëllim të kërcënimit dhe frikësimit lidhur me një kontest pronësor, ka vendosur dy granata dore dhe një bombolë gazi, në derën e zyrave të kompanisë “ITC”, të të dëmtuarit H.K., ashtu që njëra nga granatat dhe bombola e gazit ka shpërthyer, ku me këtë veprim i njëjti ka shkaktuar rrezik për jetën e të dëmtuarit dhe qytetarëve në atë zonë, duke shkaktuar edhe dëme materiale në vlerë të pa përcaktuar.


Po ashtu, i njëjti  më 07 shtator 2010, pas mesnate, në të njëjtin vend dhe me të njëjtin qëllim, i shtytur dhe i ndihmuar nga të dyshuarit e lartcekur, ka vendosur granatë dore dhe bombole plini, të cilat kanë shpërthyer, duke shkaktuar për të dëmtuarin ankth, pasiguri për jetë dhe dëme materiale.

Me këto veprime, i dyshuari A.A., dyshohet se ka kryer veprën penale ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll, në posedim apo shfrytëzim të paautorizuar të armëve’’.

Ndërsa, të dyshuarit SH.Z., dhe B.K., me qëllim të përfitimit material, lidhur me një kontest pronësor, duke shfrytëzuar gjendjen e rëndë ekonomike sociale të të dyshuarit A.A., e kanë shtytur të njëjtin që të ndërmerrte veprimet e lartcekura.

Me këto veprime të dyshuarit SH.Z. dhe B.K., dyshohen se në bashkëveprim kanë kryer veprën penale ‘’Shtytja e veprës mbajtja në pronësi, kontroll, në posedim apo shfrytëzim të paautorizuar të armëve’’.

I dyshuari  V.R., me qëllim të përfitimit material, dyshohet se ka ndihmuar të dyshuarin A.A., që më 25 Maj dhe 07 Shtator 2010, të vendosë granata dore dhe bombola, në derën e zyrave të kompanisë “ITC”.

I njëjti dyshohet se ka kryer verën penale “Ndihma në kryerjen  e veprës mbajtja në pronësi, kontroll, në posedim apo shfrytëzim të paautorizuar të armëve”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një milion qytetarë të regjistruar deri më tani, dalin statistikat sipas komunave

Një milion qytetarë të regjistruar deri më tani, dalin statistikat sipas komunave

Lajme
Dënimi me 25 vjet i Sekiraqës, babai i Triumf Rizës: Kurrfarë vendimi, nuk e kuptoj si më të vlefshëm kriminelët se polici që mbron ligjin e shtetin

Dënimi me 25 vjet i Sekiraqës, babai i Triumf Rizës: Kurrfarë vendimi, nuk e kuptoj si më të vlefshëm kriminelët se polici që mbron ligjin e shtetin

Lajme
25 vjet burgim për Enver Sekiraqën

25 vjet burgim për Enver Sekiraqën

Drejtësi
Human Rights Network dënon sulmin e ministrit Murati ndaj mediave dhe shoqërisë civile

Human Rights Network dënon sulmin e ministrit Murati ndaj mediave dhe shoqërisë civile

Lajme
Vendosja e kamerave të sigurisë në veri, Elshani: Do të krijojmë një klimë të sigurisë më të madhe te qytetarët

Vendosja e kamerave të sigurisë në veri, Elshani: Do të krijojmë një klimë të sigurisë më të madhe te qytetarët

Elfije Boletini
Hapet dyqani i parë social në Prishtinë, Rama: Qytetarët në nevojë mund të furnizohen çdo muaj falas me produkte ushqimore e higjienike

Hapet dyqani i parë social në Prishtinë, Rama: Qytetarët në nevojë mund të furnizohen çdo muaj falas me produkte ushqimore e higjienike

Prishtina
Kalo në kategori