LAJMI I FUNDIT:

Zelanda e Re, pa asnjë rast të hospitalizuar me coronavirus

Zelanda e Re, pa asnjë rast të hospitalizuar me coronavirus

Zelanda e Re tha se ka liruar nga spitali pacientin e fundit me coronavirus.

Për herë të parë në gati tre muaj, ky vend nuk ka të hospitalizuar asnjë rast me virusin ngjitës.


Autoritetet atje po ashtu thanë se nuk kanë regjistruar asnjë të infektuar të ri, për të pestën ditë me radhë.

Në total, Zelanda e Re ka konfirmuar rreth 1,500 raste me coronavirus dhe 21 viktima.

Për të frenuar përhapjen e coronavirusit, kryeministrja Jacinda Ardern, në fund të marsit, ka urdhëruar mbylljen e të gjitha aktiviteteve ekonomike, përveç shërbimeve thelbësore.

Më 27 prill, Ardern ka deklaruar se coronavirusi në këtë vend është eliminuar dhe ka urdhëruar rihapjen graduale të ekonomisë.

Zyrtarët janë të bindur se e kanë ndaluar transmetimin e virusit në komunitet, por thonë se shqetësimet e tyre do të rriten kur të rihapen kufijtë, në muajt e ardhshëm.

Mbi 420,000 njerëz në Zelandën e Re raportohet se kanë shkarkuar aplikacionin për gjurmimin e coronavirusit. /kp/Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Palestinezët festojnë

Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve

Botë
Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka

Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka "pranuar marrëveshjen"

Botë
Protestat pro-palestineze shtojnë presionin mbi Bidenin

Protestat pro-palestineze shtojnë presionin mbi Bidenin

Botë
Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Evropa
Erdogan u bën thirrje vendeve perëndimore të rrisin presionin ndaj Izraelit për pranimin e marrëveshjes

Erdogan u bën thirrje vendeve perëndimore të rrisin presionin ndaj Izraelit për pranimin e marrëveshjes

Botë
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Botë
Kalo në kategori