LAJMI I FUNDIT:

Atalanta e mbyll vitin me fitime rekord për klubin

Atalanta e mbyll vitin me fitime rekord për klubin
Atalanta (Foto: Marco Luzzani/Getty Images)

Atalanta nuk po korrë suksese vetëm në fushë, por edhe jashtë saj, duke regjistruar fitime prej 26.4 milionë këtë vit, ndërsa ky është viti i tretë i tyre radhazi me fitime mbi 20 milionë euro.

Sipas analizës së bërë nga “Calcio e Finanza”, klubi nga Bergamo ka gjeneruar 188,6 milionë euro të ardhura për vitin që përfundoi më 31 dhjetor 2019.

Kjo është një rritje prej 21 për qind, nga 155.7 milionë të vitit të kaluar, kryesisht për shkak të kualifikimit të tyre në Ligën e Kampionëve.


Atalanta BC . (Foto: Giuseppe Bellini/Getty Images)

Ata morën 3.9 milionë euro nga biletat e ndeshjeve ndërkombëtare, 13.5 milionë euro nga Serie A dhe 1.8 milionë euro nga Coppa Italia.

Kishte gjithashtu 89.9 milionë euro të fituara nga të drejtat e TV, nga të cilat 29.6 milionë euro ishin në Ligën e Kampionëve.

Shitjet e lojtarëve përfshirë Franck Kessie, Bryan Cristante dhe Andrea Petagna ua siguruan atyre një fitim prej 38,7 milionë euro nga transferimët.

Atalanta (Foto: Emilio Andreoli/Getty Images/Guliver)

Megjithëse kostot u rritën shumë gjatë vitit të kaluar me 23 për qind, që i bie rreth 147 milionë euro.

Kjo i lejoi Atalantas ta mbyllte vitin në fitim prej 26.4 milionë euro. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Te Real Madridi shqetësohen për atë që bëri Mbappe mbrëmë përballë Atleticos

Te Real Madridi shqetësohen për atë që bëri Mbappe mbrëmë përballë Atleticos

Liga e Kampionëve
Zbulohet plani perfekt i Real Madridit për Arda Guler dhe Endrick

Zbulohet plani perfekt i Real Madridit për Arda Guler dhe Endrick

La Liga

"Kur nuk shënon, pëson" - dominimi total i PSG-së shembet nga Harvey Elliott

Liga e Kampionëve
Ankesat e ashpra ndaj gjyqtarit – trajner Fonseca merr dënim të rëndë dhe të paparë deri më tani

Ankesat e ashpra ndaj gjyqtarit – trajner Fonseca merr dënim të rëndë dhe të paparë deri më tani

Ligue 1
Shkëlqeu Alisson: PSG 0-1 Liverpool, notat e lojtarëve

Shkëlqeu Alisson: PSG 0-1 Liverpool, notat e lojtarëve

Liga e Kampionëve
Tallej me Diego Simeonen gjatë ndeshjes, Brahim Diaz befason sërish me deklaratë

Tallej me Diego Simeonen gjatë ndeshjes, Brahim Diaz befason sërish me deklaratë

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori