LAJMI I FUNDIT:

Ministria e Shëndetësisë kërkon të hetohen ata që po fryejnë çmimet e pajisjeve mjekësore e barnave gjatë pandemisë (Dokument)

Ministria e Shëndetësisë kërkon të hetohen ata që po fryejnë çmimet e pajisjeve mjekësore e barnave gjatë pandemisë (Dokument)

Ministria e Shëndetësisë ka kërkuar nga Policia e Kosovës dhe nga Autoriteti Kosovar i Konkurrencës që të vazhdojnë të hetohen rastet e abuzimit me çmime për mjetet e mbrojtjes personale, barërave e pajisjeve të tjera pasi është vërejtur se operatorët po vazhdojnë të abuzojnë me këto çmime.

Në një dokument të siguruar nga Telegrafi, i cili mbanë datën e 12 majit të këtij viti, Sekretari i Përgjithshëm i i MSH-së, Naim Bardiqi i është drejtuar Drejtorit të Departamentit për Hetime në Policinë e Kosovës, Riza Shillovës dhe Kryetarit të Autoritetit Kosovarë të Konkurrencës, Valon Prestreshit në lidhje me abuzimin e çmimeve nga operatorët ekonomik.


Në këtë dokument thuhet se Ministria e Shëndetësisë ka kërkesa të vazhdueshme për furnizim me pajisje mbrojtëse, barëra e pajisje tjera, ndërsa ka vërejtur se ofertat e operatorëve ekonomik në disa raste kanë çmime abuzive.

“Ministria e Shëndetësisë përmes Komisionit për mbledhjen e çmimeve referuese në depotë farmaceutike dhe barnatoret për furnizim emergjent me mjete për mbrojtje personale, barëra dhe pajisje, hulumton tregun e sektorit privat, me ç’rast është konstatuar që çmimet momentale janë të fryra”, thuhet në këtë dokument.

“Kërkojmë nga ana juaj të ndërmerrni veprimet e nevosjhme,  lidhur me këtë çështje”, thuhet në kërkesë.

Dyshime për keqpërdorime nga Ministria e Shëndetësisë, Reshitaj thotë se më 4 qershor do të formohet komisioni hetimor
Lexo po ashtu Dyshime për keqpërdorime nga Ministria e Shëndetësisë, Reshitaj thotë se më 4 qershor do të formohet komisioni hetimor

Ndërkaq, gjatë ditës së sotme, është mbajtur edhe mbledhje e Komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale pas mbledhjes, kryetarja e këij komisioni, Albena Reshitaj, ka thënë se më 4 qershor do të formohet një komision hetues parlamentar i cili do të hetojë se si është bërë menaxhimi i COVID-19, në Kosovë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, e kishte dhunuar seksualisht një vajzë nën moshën 14-vjeçare

Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, e kishte dhunuar seksualisht një vajzë nën moshën 14-vjeçare

Drejtësi
Mediat në Ballkan, politika, ndikimi dhe sulmet ndaj gazetarëve “Reporterët Pa Kufij” japin alarmin e shqetësimin

Mediat në Ballkan, politika, ndikimi dhe sulmet ndaj gazetarëve “Reporterët Pa Kufij” japin alarmin e shqetësimin

Muhamet Hajrullahu
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë kërkon ndryshime urgjente në kalendarin e festave zyrtare - të mos pushohet në ditët e javës kur festat bien në vikend

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë kërkon ndryshime urgjente në kalendarin e festave zyrtare - të mos pushohet në ditët e javës kur festat bien në vikend

Lajme
Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet, shumë shpejt projekti do të tenderohet

Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet, shumë shpejt projekti do të tenderohet

Lajme
Gjilan, një person refuzon të ndalet para policisë - polici përmes xhamit ia merr çelësat dhe fikë veturën e tij

Gjilan, një person refuzon të ndalet para policisë - polici përmes xhamit ia merr çelësat dhe fikë veturën e tij

Kronika e Zezë
Mexhiti, Ahmetit: A është e vërtetë se keni bërë thirrje për bojkot të zgjedhjeve presidenciale

Mexhiti, Ahmetit: A është e vërtetë se keni bërë thirrje për bojkot të zgjedhjeve presidenciale

Politikë
Kalo në kategori