Bergamo është prekur nga pandemia e COVID-19 si asnjë qytet tjetër.
Ndërmarrjet u mbyllën me javë të tëra, por banorët shohin drejt së ardhmes dhe shpresojnë që çdo gjë të marrë për mirë sa më shpejt.
“Virusi që u përhap nëpër botë, më zuri dhe mua, erdhi fshehurazi, i padukshëm dhe gjakpirës. Me egërsinë e një kafshe Savane, me helmin e një gjarpëri shkretëtire, pa zhurmë si një hajdut nate. Tani kam kohë sa të duash të kujtohem për shokët që kam humbur”, tregon Flavio Moro që u shtrua në spital me COVID-19, por doli pa u shëruar krejtësisht dhe tani qëndroi i izoluar në karantinë në shtëpi për tri javë.
Familja e Moros kaloi ditë me frikë dhe ankth, kur ai pati ethe dhe vështirësi në frymëmarrje. Tani Flavio është më mirë. Javën e ardhshme do të bëjë analizat, dhe deri sa të vijë ajo ditë ai jeton në distancë nga familja.
Bergamo ndodhet në zemër të Lombardisë dhe është ndër qytetet më të prekura prej krizës së madhe të Coronavirusit. Qyteti me 120 mijë banorë shihet si një nga më të prekurit prej pandemisë në Bel Paese. Në Bergamo u vunë madje në përdorim makinat ushtarake për të transportuar arkivolët. Prandaj disa e quajnë Bergamon, Wuhanin italian. Dhe kjo do ta ndryshojë qytetin përgjithnjë.
Shumë institucione sociale u mbyllën, sikurse edhe shumë ndpërmarrje. Ndër to edhe punishtja e Ferruccio Agazzit. Disa kolegë ishin me temperaturë, por aty nuk pati ndonjë konfirmim se dikush qe infektuar me COVID-19.
Ka disa ditë që punishtja e Agazzit si dhe mjaft ndërmarrje të tjera lejohet të fillojnë punën dhe punëtorët të kthehen sërish ku kanë qenë.
“Qeveria ka vendosur masa të forta sigurie, kuptohet”, thotë Agazzi, por siç ndodh shpesh në Itali, rregullat janë të komplikuara.
“Ne mundohemi të kuptojmë se cilat janë kushtet që duhen plotësuar për të filluar punën sërish. Pajisjet mbrojtëse, si maska dhe doreza nuk gjenden kurrkund. Edhe kur i gjen nuk e di a janë siç duhet apo jo. Nuk dihet nga vijnë. Sepse kanë dalë mashtrues sa të duash tani. Ka njerëz që spekulojnë me tragjedinë”, shton ai.
Shumë italianë janë të shqetësuar se si do t’i vejë puna. Coronavirusi e ka mposhtur vendin jo vetëm nga shëndeti, por edhe nga ekonomia.
Agazzi ka ende frikë jo për veten, por për të ardhmen e ndërmarrjes së tij. Shumë prej tyre varen nga ndihmat e shtetit, që duhet të vijnë shpejt, sepse nëse ndihmat vijnë në muajin korrik, atëherë shumë sipërmarrje do të kenë falimentuar.
“Unë kam shpresë tek institucionet. Por nëse kohët dhe modalitetet e burokracisë janë këto si të Italisë, atëherë nuk do të ketë asgjë që të na ndihmojë. Duhen marrë vendime krejt të tjera nga ato që jemi mësuar deri tani. Me shpresën se nuk do të ndodhin mashtrimet e zakonshme italiane, që na dëmtojnë të gjithëve”, thotë ndërmarrësi Ferruccio Agazzi.
Por njerëzve janë duke iu shtuar shpresat. Agazzi është evropian i bindur, prandaj ai mbetet optimist, se komuniteti është për të ndihmuar njëri-tjetrin, pikërisht në këto kohëra. Përndryshe Bashkimi Evropian nuk do të kishte kuptim. /Deutsche Welle/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëHypi kerrit e nisu për n’Grand Blue Fafa këtë vikend
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence
Me çka e shijon bukën ma s'shumti edhe pse bash me sugjukun Meka?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Grupi BALFIN zbulon projektin më të ri në Kanada, një investim prej 40 milionë euro
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe