LAJMI I FUNDIT:

Myslimanët në mbarë botën e falën Fiter Bajramin nën kufizime të mëdha shkaku i coronavirusit

Myslimanët në mbarë botën e falën Fiter Bajramin nën kufizime të mëdha shkaku i coronavirusit

Në mbarë botën, myslimanët filluan ta festojnë sot Fiter Bajramin, festë kjo që shënon fundin e agjërimit të Ramazanit, derisa miliona njerëz janë nën urdhra të rreptë të qëndrimit në shtëpi dhe me shumë nga frika nga pandemia.

Kjo feste zakonisht shfrytëzohet për pushime, mbledhje me familjarë dhe miq, apo udhëtime të ndryshme, pas katër javësh agjërim nga agimi deri në muzg, transmeton Telegrafi.

Por këtë vit, shumica do të festojë vetëm në shtëpi me familjen e ngushtë, me frikën e përhapjes së coronavirusit, që e ka ndryshuar frymën e festës.


Shkaku i urdhrave për mbajtjen e distancës sociale, nuk ka pasur falje të përbashkëta nëpër xhami, si dhe vizita nëpër të afërm, derisa është ndaluar që t’ju falen fëmijëve dhuratat e zakonshme, që janë sheqerka dhe para.

“Ky shpërthim jo vetëm se na ka ligështuar shpirtin për këtë Bajram, por e ka bërë edhe traditën krejtësisht më ndryshe”, ka thënë Andieka Rabbani, një student në universitetin e Xhakartës. Këtë vit, si shumë indonezianë, ai do të shohë familjen dhe miqtë, vetëm përmes video thirrjeve.

Në Aceh që është thellësisht konservator, e vetmja provincë e Indonezisë që zbaton ligjin islam, lutjet e Bajramit u kryhen në xhami dhe fusha, por pa shtrënguar duart dhe me predikime të shkurtuara. Parada vjetore e automjeteve të dekoruara, me altoparlantë që thërrasin emrin e Zotit, nuk u zhvilluan gjatë këtij viti.

Festimet e Bajramit, ishin gjithashtu të thjeshtuara në Malajzinë fqinje, me shumicë myslimane. Bizneset janë rihapur, por mbledhjet masive janë akoma të ndaluara dhe myslimanëve etnikë nuk lejohen të udhëtojnë për në fshatrat e tyre. Raportohet se policia i ka kthyer më se 5,000 njerëz, që po udhëtonin në drejtim të familjarëve të tyre.

Në Berlin është hapur një kishë, për t’ju dhënë hapësirë besimtarëve që ta falim Bajramin, pasi që nëpër hapësira të jashtme të xhamive, nuk zinte shumë njerëz.

Namazin e Fiter Bajramit, besimtarët myslimanë në mbarë botën e kanë falur nëpër shtëpi, por ka pasur edhe grumbullime të ndryshime në sheshe dhe ambiente sportive, por me distancë në mes tyre. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Angela Merkel shpreh 'shqetësim të madh' për rolin e Elon Musk në qeverinë amerikane

Angela Merkel shpreh 'shqetësim të madh' për rolin e Elon Musk në qeverinë amerikane

Botë
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë

Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë

Evropa
NATO dhe Ukraina do të zhvillojnë bisedime urgjente pas sulmit të Rusisë me raketa të reja hipersonike

NATO dhe Ukraina do të zhvillojnë bisedime urgjente pas sulmit të Rusisë me raketa të reja hipersonike

Botë
Teksa po fluturonte me aeroplan 'mbi llavën e zjarrtë të tij', turistja filmon shpërthimin spektakolar të vullkanit në Islandë

Teksa po fluturonte me aeroplan 'mbi llavën e zjarrtë të tij', turistja filmon shpërthimin spektakolar të vullkanit në Islandë

Evropa
Shkoi për t'i ndihmuar Putinit, ukrainasit plagosin një gjeneral nga Koreja e Veriut në Rusi

Shkoi për t'i ndihmuar Putinit, ukrainasit plagosin një gjeneral nga Koreja e Veriut në Rusi

Botë
Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë

Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë

Evropa
Kalo në kategori