LAJMI I FUNDIT:

Shkumbin Istrefi kishte xhelozuar lidhjen e motrës me Fatos Berishën

Shkumbin Istrefi kishte xhelozuar lidhjen e motrës me Fatos Berishën

Shkumbin Istrefi dhe Vjosa Berisha janë emra të njohur të ekranit në Kosovë.

Shkumbinin e kemi parë në shumë seriale, por mbahet në mend për rolin e ‘Fekës’ te “Kafeneja jonë”, ndërsa Vjosën e kemi parë gjithmonë kë krah të bashkëshortit Fatos Berisha me projekte të ndryshme filmike.


Por, a e keni ditur se Shkumbin Istrefi dhe Vjosa Berisha janë vëlla e motër në jetën jashtë serialeve?! Të ftuar në emisionin “Pasdite” në RTV Dukagjini ata tregojnë kujtime nga fëmijëria e deri te njohja me partnerët.

Si Vjosa edhe Shkumbini kanë jetuar një kohë në Londër. Vjosa tregon se qysh në Londër, Shkumbini ka pasur një lloj kujdesi për të pasi që e priste në metro kur ajo vonë e mbaronte punën “mos po e ngacmon dikush”.

Artistja thotë se pas kthimin në Kosovë kur kishte filluar ta njihte Fatos Berishën, Shkumbini kishte rezervat e tij.

“Pasi e zyrtarizuam lidhjen, Shkumbini u bë shumë shok me Fatosin, por në fillim kishte dyshimet se a është i duhuri”, ka rrëfyer Vjosa.

Nga ana tjetër aktori thotë se ka qenë traditë e shqiptarëve për t’u kujdesur për motrën.

“Nuk e di si qëndron puna tash në këtë raport, por në atë kohë ka qenë diçka e zakonshme të kujdesesh për motrën”, ishin fjalët Shkumbinit. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti

Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti

Magazina

"Veç je zhdukur prej jetës time" - Blero dhe Afrona tregojnë mes lotësh se përse nuk funksionoi martesa e tyre

Magazina

"Produksioni doli keq, nuk ishte marrëveshje" - Roberti flet për postimin që u bë viral dhe zbulon 'tradhtinë' që Xhensila ia bëri Besit

Magazina
Aktorja më e pasur në botë ka afro tre miliardë euro pasuri - por shumica as nuk kanë dëgjuar ndonjëherë për të

Aktorja më e pasur në botë ka afro tre miliardë euro pasuri - por shumica as nuk kanë dëgjuar ndonjëherë për të

Magazina
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

Magazina
Kalo në kategori