LAJMI I FUNDIT:

Samsung Terrace shumë i përshtatshëm për ambientet e jashtme, nuk i pengon as nëse bie shi

Samsung Terrace shumë i përshtatshëm për ambientet e jashtme, nuk i pengon as nëse bie shi

Deri më tani, Samsung nuk ka pasur ndonjë televizion 4K QLED TV për ambientet e jashtme.

Por, Samsung Terrace që ua lansua sot, është televizioni i zgjuar Samsung QLED TV që të gjithë e kanë pritur, i integruar me Quantum HDR, Direct Full Arey 16x, si dhe teknologjinë e ngjyrave Quantum Dot, transmeton Telegrafi.

Ky televizion me 4K, është shumë i përshtatshëm për ambiente të jashtme, pasi përmban mbi 2,000 nyje për ndriçim, duke e bërë të dukshme fotografinë edhe kur i bien rrezet e diellit.


Televizionit nuk i pengon as nëse bie shi i lehtë, pasi është ndërtuar në atë formë, që t’i mbijetojë ujit dhe pluhurit deri në nivelin IP55. Përmasat e Terrace janë 55, 65 dhe 75 inç, duke e bërë shumë të përshtatshme, që të montohet në mur.

Së bashku me këtë televizion, ofrohet edhe Terrace Soundbar, që ka nivel rezistence IP55, ndërsa lëshon tingull të përshtatshëm për ambientin e jashtëm.

Vetëm se, nëse dëshironi që ta përfshini këtë televizion të zgjuar në rregullimin e tarracës tuaj, kjo do t’ju kushtojë pak më shumë.

Të interesuarit për Samsung Terrace me 55 inç, duhet të paguajnë 3,167 euro, versioni me 65 inç kushton 4,582 euro, derisa 5,957 euro kushton versioni me 75 inç. Blerja e këtij televizioni, së bashku me Terrace Soundbar, kushton edhe 1,100 euro. /Telegrafi/