LAJMI I FUNDIT:

Shqiptaro-amerikanët, apel Presidentit Trump për politikën ndaj Kosovës

Shqiptaro-amerikanët, apel Presidentit Trump për politikën ndaj Kosovës

Një koalicion me mbi 40 organizata shqiptaro-amerikane kanë shprehur shqetësim për kursin e politikës amerikane kundrejt Kosovës.

Në një letër në adresë të Presidentit Trump, aktivistët paralajmërojnë se kahja e kësaj politike po ndikohet nga individë që nuk gëzojnë popullaritet apo mbështetje në popullatë.


“Kosovarët po frikësohen që lobimi serb ka dëmtuar kompasin moral të ShBA-ve dhe që ShBA-të mund të kthejnë kokën në anën tjetër përderisa Kosova potencialisht mund të copëtohet edhe më shumë për t’iu përshtatur ambicieve nacionaliste të Serbisë”, shkruhet në letër.

Në një bisedë për Zërin e Amerikës, tre aktivistë shprehen se personat me të cilët po bisedon administrate në Ballkan nuk gëzojnë mbështetjen e popullatës dhe se alternativat që mund të propozojnë këta individë nuk do të sjellin stabilitetin dhe përparimin e premtuar.

Sipërmarrësit dhe aktivistët Harry Bajraktari dhe Richard Lukaj dhe konsulenti dhe aktivisti në Uashington Drilon Gashi theksojnë në intervistë se në këtë periudhë krizash politike në Ballkan, nevojiten hapa të matur për të gjetur një zgjidhje afat-gjatë e të qëndrueshme, të bazuar tek vullneti i popullatës. /VoA/

Në trend Lajme

Më shumë
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

Drejtësi
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Kronika e Zezë
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

Lajme
Kalo në kategori