LAJMI I FUNDIT:

Coronavirus, kompania AstraZeneca e gatshme për furnizim me vaksina të mundshme në shtator

Coronavirus, kompania AstraZeneca e gatshme për furnizim me vaksina të mundshme në shtator

Kompania AstraZeneca ka njoftuar se është gati të sigurojë nga shtatori një vaksinë të re të mundshme të coronavirusit.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, firma tha se kishte lidhur marrëveshje për të ofruar të paktën 400 milionë doza të vaksinës, e cila po zhvillohet në Universitetin e Oksfordit.

Një testim fillestar është duke u zhvilluar ndërkaq AstraZeneca e pranoi që vaksina mund të mos funksionojë, mirëpo kompania tha se ishte e angazhuar për avancimin e programit klinik.


Shkencëtarët kanë paralajmëruar se një vaksinë kundër coronavirusit, mund të mos i japë imunitet të plotë njeriut, ndërsa kryeministri britanik, Boris Johnson,  ka paralajmëruar se një vaksinë mund të mos gjendet kurrë.

Megjithë këtyre pretendimeve, rreth 80 grupe në të gjithë botën janë duke punuar për një vaksinë të mundshme të coronavirusit.

AstraZeneca deklaroi se prodhimi do të zhvillohet në shumë vende, ndërkaq falënderoi qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar dhe atë të SHBA-së, për mbështetje të konsiderueshme për të përshpejtuar zhvillimin dhe prodhimin e vaksinës.

Në trend Botë

Më shumë
Rubio thotë se El Salvadori është

Rubio thotë se El Salvadori është "pajtuar të pranojë të dëbuar nga SHBA të çdo kombësie", përfshirë kriminelët amerikanë

Amerika
Kina kundërpërgjigjet me tarifa ndaj mallrave amerikane

Kina kundërpërgjigjet me tarifa ndaj mallrave amerikane

Botë
Trupat e Koresë së Veriut nuk janë duke luftuar më në Kursk, përkrah trupave ruse – thotë Seuli

Trupat e Koresë së Veriut nuk janë duke luftuar më në Kursk, përkrah trupave ruse – thotë Seuli

Botë
Qindra turistë dhe vendas ikin nga ishulli grek i Santorinit pas paralajmërimeve për tërmet të fuqishëm

Qindra turistë dhe vendas ikin nga ishulli grek i Santorinit pas paralajmërimeve për tërmet të fuqishëm

Greqia
Trudeau: Tarifat amerikane në Kanada u ndërprenë për 30 ditë

Trudeau: Tarifat amerikane në Kanada u ndërprenë për 30 ditë

Amerika
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze

Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze

Amerika
Kalo në kategori