LAJMI I FUNDIT:

Viti, që tri javë asnjë rast pozitiv me COVID-19

Viti, që tri javë asnjë rast pozitiv me COVID-19

Komuna e Vitisë tash e tri javë nuk ka asnjë rast pozitiv me COVID-19, pasi rasti i fundit pozitiv në këtë komunë ishte më datë 30 prill, teksa në këtë qytet ka filluar punën edhe tregu i gjelbër.

Kështu është bërë e ditur përmes një komunikate për medie nga Komuna e Vitisë, teksa shtojnë se gjendja në këtë komunë është e mirë.


“Janë bërë 21 ditë që në komunën e Vitisë nuk është shënuar asnjë rast me COVID-19. Ky stabilitet, vjen si rezultat i zbatimit të rekomandimeve të IKSHP-së dhe korrektësisë së qytetarëve, që kanë vepruar konform këtyre rekomandimeve”, thuhet në komunikatë.

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti gjatë takimit me Komitetin Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim u shpreh i kënaqur me situatën momentale dhe ka apeluar që të vazhdohet me zbatim të masave mbrojtëse dhe mos grumbullim të qytetarëve e dalje të panevojshme, në mënyrë që të tejkalohet edhe kjo fazë pa ndonjë rast me COVID-19.

Po ashtu në këtë komunikatë thuhet se drejtoresha e QKMF-së në Viti, Vjollca Kadolli, gjatë këtij takimi ka bërë të ditur se nga gjitha testet që janë bërë për gjatë këtyre tri javëve, kanë rezultuar negativë.

Ajo pohon se rasti i fundit pozitiv në komunën e Vitisë ishte shënuar më 30 prill, ndërkohë që për gjatë kësaj periudhe nuk ka asnjë të dyshuar me COVID-19.

Ndërkohë, komandanti i stacionit policor në Viti, Afrim Halili, theksoi se gjendja e sigurisë në komunën e Vitisë është e mirë, ndërkaq përmendi kontrollet e vazhdueshme në kafiteritë e qytetit, në mënyrë që të zbatohen masat gjatë punës së tyre.

Ai njoftoi se sot ka filluar edhe tregu i gjelbër, duke pas parasysh ruajtjen e distancës.

Ndryshe, komuna e Vitisë, respektivisht Drejtoria për Shërbime Publike dhe Emergjencë, po vazhdon me klorifikim të rrugëve dhe trotuareve, si dhe dezinfektim të objekteve publike. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Kronika e Zezë
Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Lajme
Hoxha: Duke e bllokuar Kosovën në KiE, Gjermania dhe Franca anojnë kah Serbia qartazi

Hoxha: Duke e bllokuar Kosovën në KiE, Gjermania dhe Franca anojnë kah Serbia qartazi

Lajme
DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

Lajme
Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Lajme
Kurti, ambasadorëve të QUINT-it: Serbia, vitin e kaluar ka refuzuar nënshkrimin e Marrëveshjes Themelore

Kurti, ambasadorëve të QUINT-it: Serbia, vitin e kaluar ka refuzuar nënshkrimin e Marrëveshjes Themelore

Lajme
Kalo në kategori