LAJMI I FUNDIT:

Presidenti i UEFA-s, Ceferin: Futbolli me tifozë do të kthehet së shpejti

Presidenti i UEFA-s, Ceferin: Futbolli me tifozë do të kthehet së shpejti

Presidenti i UEFA-s Aleksander Ceferin ka pohuar se shumë shpejtë tifozët mund t’i kthehen stadiumeve në përkrahje të klubeve të tyre.

Në një intervistë me gazetarin e The Guardian, Sebastian Fest, Ceferin ka folur rreth shumë gjërave që e rrethojnë futbollin.


Njëra nga to padyshim se ishte rikthimi i tifozëve në stadiume, pasi loja e futbollit duket e vakët pa emocionet dhe zhurmat e tifozëve.

Aleksander Ceferin pret që shumica e kampionateve të përfundojnë sezonin
Lexo po ashtu Aleksander Ceferin pret që shumica e kampionateve të përfundojnë sezonin

Cerefin është i bindur se ata shumë shpejtë do t’i rikthehen shkallëve të stadiumeve.

Ceferin dhe presidenti i FFK, Agim Ademi (Foto: Getty Images/Guliver)

“Nuk mendoj se ky virus do të zgjasë përgjithmonë. Mendoj se do të ndryshojë më shpejt sesa mendojnë shumë”, ka thënë fillimisht Ceferin për The Guardian.

“Është një situatë serioze, por tani po bie dhe ne jemi më të kujdesshëm. Ne dimë më shumë rreth virusit dhe në përgjithësi unë jam një person optimist”.

Ceferin: 20 korriku dhe 3 gushti nuk janë data zyrtare për të mbyllur kampionatet
Lexo po ashtu Ceferin: 20 korriku dhe 3 gushti nuk janë data zyrtare për të mbyllur kampionatet

“Nuk më pëlqen kjo pikëpamje apokaliptike që duhet të presim valën e dytë dhe të tretë apo edhe një valë të pestë…”.

“Ne jemi gati dhe do të ndjekim rekomandimet e autoriteteve, por unë jam plotësisht i sigurt, personalisht, që futbolli i mirë i vjetër me tifozë do të kthehet shumë shpejt”, përfundoi i pari i UEFA-s. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Premier League
Nuk dështuan vetëm me Harry Kane, Ten Hag tregon mesfushorin perfekt që do të bashkëpunonte me Casemiron

Nuk dështuan vetëm me Harry Kane, Ten Hag tregon mesfushorin perfekt që do të bashkëpunonte me Casemiron

Premier League
Ekipi më i mirë i sezonit 2023/24 në Bundesliga, Granit Xhaka është ylli në mesin e yjeve të tjerë

Ekipi më i mirë i sezonit 2023/24 në Bundesliga, Granit Xhaka është ylli në mesin e yjeve të tjerë

Bundesliga
Dy gjigantë gjermanë e duan Guirrasyn, mund ta sjellin sulmuesin me formën më të mirë në Evropë për një çmim të ulët

Dy gjigantë gjermanë e duan Guirrasyn, mund ta sjellin sulmuesin me formën më të mirë në Evropë për një çmim të ulët

Bundesliga
Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

La Liga

"Isha shumë afër të shkoja, detajet vendosën" - Xhaka kujton kohën kur ishte pranë marrëveshjes me Romën

Serie A
Kalo në kategori