Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, ka vizituar sot Komunën e Podujevës, e më këtë rast është takuar me u.d. kryetarin e komunës, Nexhmi Rudari ku edhe kanë nënshkruar një memorandum bashkëpunimi.
Bëhet fjalë për mbështetjen financiare të projektit “Stadiumi i Qytetit në Podujevë”, i cili do të implementohet këtë vit dhe MKRS-ja do të ndajë 250 mijë euro për këtë investim. Ndërsa, komuna do të menaxhojë dhe zhvillojë procedurat e prokurimit dhe bashkërisht me ministrinë do të kujdesen për implementimin e projektit në fjalë.
Në vitin 2021, investimet në stadiumin e qytetit të Podujevës “Zahir Pajaziti”, pritet të përfundojnë ku do të investohet edhe një shumë tjetër në vlerë prej 300 mijë euro të tjera, dhe ky stadium do të jetë i kategorisë së dytë sipas kritereve të UEFA-së.
Në takimin e mbajtur në Komunën e Podujevës, Dumoshi e Rudari biseduan për projektet e përbashkëta të MKRS-së me Komunën dhe theksuan se këto projekte janë në dobi të qytetarëve të asaj ane. Konkretisht është biseduar për investimin që po bën MKRS-ja në ndërtimin e palestrës në vlerë prej 2,3 milion euro, e cila po ndërtohet sipas kritereve të FIBA-as. Një projekt tjetër i cili do të fillojë së shpejti është ai i qendrës rinore në këtë qytet, në vlerë prej 55 mijë euro.
“Investimet që po i bën ministria janë projekte të cilat do të krijojnë mundësi dhe hapësira të nevojshme për qytetarët, dhe unë si ministre ndjehem shumë e lumtur që përkrahja institucionale po ndikon drejtpërsëdrejti në përmirësimin e kushteve për banorët e Podujevës me rrethinë”, tha ndër të tjera ministrja Dumoshi.
Ndërsa, nga ana e tij, Rudari e falënderoi ministren Dumoshi për përkrahjen dhe kujdesin që MKRS-ja po tregon për Podujevën. “Janë të mirëseardhura dhe shumë të dobishme investimet që po realizohen nga MKRS-ja në qytetin tonë”, u shpreh Rudari.
Gjatë qëndrimit të saj në Podujevë, ministrja vizitoi edhe stadiumin e qytetit, ku nga afër përcolli seancën stërvitore të Klubit Futbollistik “Llapi” dhe bashkëbisedoi me drejtuesit e klubit dhe futbollistët.
Ministrja Dumoshi tha se MKRS-ja u ndodhet pranë dhe i përkrah të gjithë sportistët pa përjashtim në bazë të mundësive dhe kapaciteteve buxhetore që ministria ka, duke bërë investime të shumta kapitale por edhe në përkrahje të drejtpërdrejtë në ngritje të cilësisë në sport dhe në nxjerrjen e talenteve të reja. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëLejet për armë bëjnë bum në Kosovë
“Vijat e kuqe” pushtet-opozitë, të vërteta apo kalkulime për vota?
Kërcënoi Kurtin në emër të "Brigada Sever", arrestohet një person në Zveçan
Kandidati i LDK-së për deputet, Lumbardh Salihu, prezanton takimet e parafushatës zgjedhore
Verma: Shpresojmë për një shkallë normalizimi mes Kosovës dhe Serbisë që do të çonte te njohja e ndërsjellë
Policia në Ferizaj kap kokainë, armë dhe mbi 19 mijë euro - arrestohet një i dyshuar
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Nuk do të tentojmë që të ndërpresim rrugëtimin e Gjestit”, Alaudini nis spektaklin me ‘thumba’
Si mund të bëhet Grenlanda pjesë e SHBA-ve?
Publikohet lista e pagave të lojtarëve të Man United - kryesojnë të 'dështuarit'
Lejet për armë bëjnë bum në Kosovë
“Ai nuk vrapon mjaftueshëm”, stafi i Barcelonës kundër transferimit të yllit portugez
Qytetarët në mënyrë gjeniale penguan që shtëpia e fqinjit të merrte flakë në Los Angeles