Përfaqësues të lartë politikë në Kosovë kanë bërë thirrje që mos të bëhet presion ndaj Gjykatës Kushtetuese, mirëpo sipas analistëve janë pikërisht këta politikanë dhe mbështetësit e tyre që bëjnë presion mbi gjykatën më të lartë në vend.
Më 30 prill, presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka dekretuar kandidatin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, për pozitën e kryeministrit të ardhshëm të Kosovës.
Lëvizja Vetëvendosje i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese me pretendimin se presidenti ka marrë një vendim kundër-kushtetues.
Kjo gjykatë pritet ta marrë vendimin në fund të muajit maj, për të vendosur nëse qeveria apo presidenti kanë të drejtë, mirëpo emri i saj përmendet çdo ditë nga politikanët kosovarë.
Kryeministri në detyrë i Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti, nuk ka dhënë deri tani ndonjë deklaratë se a do të pranohet ndonjë vendim nga gjykata nëse ai nuk do të jetë në favor të tij, por ka theksuar në disa raste se qeveria që ai drejton, do të vazhdojë të punojë deri në zgjedhjet e reja.
Por, me një ton tjetër është parë Kurti ditën e hënë. Ai ka thënë se Gjykatën Kushtetuese, duhet lënë të punojë në qetësi, pasi që siç tha ai, gjykata i ka aktgjykimet nga rastet e mëhershme.
“Ekzistojnë përvoja dhe praktikat e mëhershme. E kemi Kushtetutën tonë dhe le të punojë në qetësi për vendim profesionale e meritor”, tha Kurti.
Kurse, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se pas vendimit të Kuvendi të Kosovës me votimin e mosbesimit të Qeverisë Kurti, ‘askush nuk mund të mbajë të uzurpuar asnjë zyre të institucioneve të vendit’.
Halimi: Deklaratat e Kurtit dhe Thaçit janë presion mbi gjykatën
Pikërisht këto deklarata, analisti politik Fisnik Halimi i sheh si një lloj presioni mbi Gjykatën Kushtetuese.
“Që të dy këto deklarata edhe të kryeministrit në detyrë edhe të presidentit, nuk mund te shihen ndryshe përveç se presion direkt mbi Gjykatën Kushtetues për të sjellë vendim të atillë që do t’ju konvenonte palëve respektive. Këto praktika në Kosovës një herë e mirë duhet ndaluar në mënyrë që pushtetet e ndara në Kosovë të marrin kuptimin e plotë, ashtu siç janë të parapara pikërisht në Kushtetutën e Kosovës”, tha Halimi.
Halimi tha se nga deklarimet e bëra nga zyrtarët e Qeverisë Kurti shihet qartë se ata nuk janë të gatshëm të lirojnë institucionet. Sipas tij, edhe anëtarë të rëndësishëm të partisë së Kurtit, Lëvizjes Vetëvendosjes kanë hezituar të shprehen hapur nëse do të pranojnë vendimin e Kushtetueses nëse ai vendim është në disfavor të tyre.
“Rrjedhimisht ne po shohim që Kosova po hyn në një fazë tjetër të rrezikshme të zhvillimit shoqëror, ku instanca më e lartë gjyqësore, siç është Gjykata Kushtetuese, po vihet në dyshim nëse do të duhej të pranohen vendime të asaj gjykate apo jo”, tha Halimi.
Kurti kërkon zgjedhje më 14 qershor
Visar Xhambazi, analist nga organizata Demokracia për Zhvillim, tha se menjëherë pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, do të sqarohen gjërat për atë se kush do të ketë të drejtë për të formuar qeverinë e re.
Xhambazi konsideron se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, është dashur të modifikojë deklaratën e tij që kur ka folur për vazhdimin e punës.
“Mendoj se kjo do të duhej të riformulohej se qeveria në detyrë do të duhej të vazhdojë punën e të mbetet në detyre deri në vendimin e Gjykatës Kushtetuese, sepse është në diskrecionin e Gjykatës Kushtetuese se çka do të ndodhë me qeverinë aktuale”, thotë Xhambazi.
Xhambazi thotë se partitë politike dhe liderët politikë janë duke bërë një lloj fushate elektorale në këtë kohë krize politike, që si qëllim kanë përfitimin e elektoratit.
“Gjykata Kushtetuese si institucion nuk është imune ndaj presionit politik, i cili po zhvillohet brenda partive politike”, tha Xhambazi.
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, njëherësh edhe lider i Lëvizjes Vetëvendosje, ka thënë vendi duhet të shkojë në zgjedhje të reja dhe se subjektit të tij partiak i konvenon data 14 qershor për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.
Kurti po ashtu i është drejtuar me një letër edhe Komisionit të Venecias (Venedikut) lidhur me dekretin e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi për mandatimin e kandidatit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Abdullah Hotit për kryeministër të ardhshëm të Kosovës. Por, ky Komision i kishte kërkuar Kurtit që të presë vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës. /rel/Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëDroga në lëkurë gjedhi, pse SPAK lejoi kalimin e dy ngarkesave me kokainë?
Kooperativa "Krusha": Që nga viti 2015 nuk kemi marrë asnjë grant nga Ministria e Bujqësisë
Peci reagon ndaj akuzave: Nuk mund të më ndalni as me ujë e as me plumba
Krasniqi në Hagë: Çdo ditë e më tepër jemi të sigurt se dielli do të lind përsëri
Qeveria e Kosovës miraton dy nisma bashkëpunimi me Maqedoninë e Veriut
KQZ: Rreth 40 mijë emra të personave të vdekur u larguan nga lista votuese
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Përdoruesit e Netflix zbulojnë momentin e saktë të kurdisjes së duelit Paul-Tyson
Eksperti i gjuhës së trupit tregon momentin e saktë kur dueli mes Jake Paul dhe Mike Tyson ndryshoi kahje
Benjamin Imeri shkatërroi boksierin serb qysh në raundin e parë – gjyqtari ndërpreu meçin
Gjendet pas një viti xhipi i Komunës së Mitrovicës së Veriut
Ndërsa huliganët serbë po digjnin flamurin shqiptar, Granit Xhaka përplasje me dhjetëra lojtarë në ndeshjen Zvicër-Serbi
Gjyqtari i CAS-it tregon dënimin që e pret Rumaninë pas incidenteve në ndeshjen me Kosovën