LAJMI I FUNDIT:

Ato puthën një burrë, pamjet filluan të qarkullojnë në internet – dy gratë pakistaneze e paguajnë me jetë

Ato puthën një burrë, pamjet filluan të qarkullojnë në internet – dy gratë pakistaneze e paguajnë me jetë

Dy gra në Pakistan janë vrarë në të ashtuquajturin “vrasje të nderit” pasi një video ku shfaqeshin duke u puthur me një burrë filloi të qarkullonte në internet.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, dy kushërirat, të moshës 22 dhe 24 vjeçe, u qëlluan dhe u varrosën më 14 maj në një fshat të largët në provincën Vaziristan të Veriut të Pakistanit, sipas zyrtarit të policisë Muhamed Nawaz Khan.


Khan tha se babai i njërës prej viktimave dhe vëllai i viktimës tjetër u arrestuan të dielën dhe rrëfyen se pse vranë ato.

Ka qenë një video e celularit e dalë në të cilën gratë u shfaqen – video që është bërë rreth një vjet më parë – por u shfaq në mediat sociale këtë muaj, duke ndezur zemërimin e familjes dhe vendimin për të vrarë gratë, tha Khan.

Siç bëhet e ditur, pamjet tregojnë një djalë të ri duke puthur dy gratë në buzë, ndërsa një grua e tretë qesh përkrah tyre.

Jeta e gruas së tretë nuk besohet të jetë në rrezik, tha Khan.

Ndërkohë, të hënën pasdite me kohën lokale, policia tha se kishte arrestuar burrin 28-vjeçar në video për shkak të vulgaritetit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë

Botë
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit

Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit

Azia
Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Evropa
Kievi mund të sulmojë me armë britanike Rusinë

Kievi mund të sulmojë me armë britanike Rusinë

Evropa
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Tingujt e çuditshëm në mes të natës shqetësoi një grua dhe qentë e saj - një befasi rrëqethëse i priste në pragun e derës

Tingujt e çuditshëm në mes të natës shqetësoi një grua dhe qentë e saj - një befasi rrëqethëse i priste në pragun e derës

Amerika
Kalo në kategori