LAJMI I FUNDIT:

Klubet nga La Liga do të lejohen të stërvitin me nga 14 lojtarë pas 18 majit

Klubet nga La Liga do të lejohen të stërvitin me nga 14 lojtarë pas 18 majit
La Liga (Foto: BENJAMIN CREMEL/AFP via Getty Images/Guliver)

Klubeve nga La Liga u është bërë e ditur se mund të fillojnë stërvitjet me nga 14 lojtarë me fillim të javës së ardhshme.

Duket ndjekur direktiva e qeverisë së Spanjës, klubeve do u lejohet të kalojnë në fazën tjetër, atë me stërvitjet grupore, pasi ato individuale filluan më 4 maj.

Sipas asaj që raporton Marca, klubet duhet të ndjekin të gjitha rregullat në protokoll si, distanca sociale, higjiena e pajisjeve, analizat e përditshme.


La Liga pritet të zhvillojë ndeshje çdo ditë për ta mbyllur sezonin me kohë
Lexo po ashtu La Liga pritet të zhvillojë ndeshje çdo ditë për ta mbyllur sezonin me kohë

Klubet si Real Madridi e Barcelona, do u lejohen të rritin numrin e lojtarëve në stërvitjet grupore, shkaku i kushteve të tyre më të mira ambientale.

12 klube janë ende në fazën e rishikimit të lojtarëve nga coronavirusi, përfshirë këtu edhe Los Blancot dhe Blaugranasit.

Sidoqoftë, ndeshjet do të zhvillohen me dyer të mbyllura, në mënyrë që të mos lejojnë përhapjes e pandemisë botërore. /Telegrafi/